Dy nxënës opojan fitues në garën ndërkombëtare ‘Genius 2018’

Opoja.net Opoja.net Kultura

Medine Hajredini dhe Dukagjin Dedaqi nga Opoja, nxënës të Gjimanzit Natyror ‘Hasan Nahi’, u kthyen me medalje nga olimpiada ‘Genius 2018’, e cila u mbajt në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Opoja Sot.

Në këtë garë Dukagjin Dedaqi zuri vendin e tretë me projektin ‘Inter-net’, ndërsa Medine Hajredini së bashku me Djellëza Hotin me projektin ‘Ngritja e rezistencës së një shtëpie me anë të përdorimit të materialeve të lëna pas dore’ zun vendin e katërt.

Medine Hajredini

Dukagjin Dedaqi
Gjithashtu, në këtë olimpiadë me vendin e dytë janë shpërblyer dhe Endrit Sylejmani e Tahir Zogaj me projektin ‘Dizajnimi i disa komponimeve organike si agjent potent antikanceroz’ dhe Admirim Kasolli e Fehim Hoti me projektin ‘Arduo House’ u shpërblyen me vendin e tretë.

Në olimpiadë ishin prezent 72 shtete me 1,285 projekte të ndryshme. /Opoja Sot/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-