Opoja.net
Meka Mish

Dy tipeve të aeroplanëve Boeing u ndalohet fluturimi mbi Kosovë

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil i Kosovës thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

Ndalimi i fluturimit është bërë për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX.

Kjo ndalës hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës, thuhet në njoftim.

Kosova kështu e ka ndjekur shembullin e disa shteteve tjera duke e ndaluar qarkullimin e të gjithë aeroplanëve të tipit “Boeing 737-8 MAX” mbi hapësirën e saj ajrore për shkak të dy aksidenteve ajrore me aeroplanë të këtij modeli, ku mbetën të vdekur më shumë se 340 persona. /Telegrafi/

Mos i humb

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Opoja.net

A po e merr SHBA rolin udhëheqës në dialogun Kosovë – Serbi?

Opoja.net

KFOR-i do të kryej ushtrim në fshatin Zhur

Opoja.net

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Opoja.net

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Opoja.net

Haradinaj thotë se taksa 100 për qind për Serbinë mund të jetë e përjetshme

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net