Opoja.net
Meka Mish

Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

Ka shkuar në tetë numri i sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Organizatori i LE Minsk 2019 i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës pjesëmarrjen e pesë xhudistëve tanë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët janë kualifikuar me normë.

Distria është bartësja e dytë në kategorinë deri 48 kilogramë, Majlinda është e katërta (-52 kg), Nora e para (-57 kg), Akili i katërta (-73 kg), ndërsa Loriana e teta (-78 kg). Trajneri i xhudos, Driton Kuka, beson se edhe nga Minsku do të kthehen me medalje.

“Normalisht, gjasat janë për medalje dhe besoj që do të kthehemi me medalje, sa e qysh mbetet të shihet. Në xhudo, Lojërat Evropiane janë edhe Kampionat Evropian, domethënë do të jetë shumë garë e fortë”, ka deklaruar Kuka për noc-kosovo.org.

Pikërisht në xhudo, Kosova numëron një medalje të bronztë të fituar nga xhudistja Nora Gjakova, në debutimin e ekipit tonë në Baku 2015.

Para xhudistëve, por me ftesë, KOK-ut i është konfirmuar edhe pjesëmarrja e boksieres, Donjeta Sadikut, karateistit, Alvin Karaqi dhe pingpongistit, Fatih Karabaxhaku.

Afati i dërgimit të konfirmimeve nuk është mbyllur ende dhe në ditët në vijim ka gjasa të vije në KOK edhe konfirmimi për ndonjë sportist të sporteve tjera. /KP/

Mos i humb

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Opoja.net

Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Opoja.net

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Opoja.net

Avdijaj largohet nga Debreceni, rikthehet në Zvicër

Opoja.net

Zyrtare: Etrit Berisha prezantohet te Spal

Opoja.net

Erdhi nga akademia e Lirisë, Dellova konsiderohet si lojtar më perspektiv i Hajdukut

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net