Opoja.net
Meka Mish

Fabregas pritet t’i bashkohet Monacos

Fabregas pritet t’i bashkohet Monacos

Cesc Fabregas do të largohet përfundimisht nga Chelsea pas katër viteve e gjysmë të kaluar në Stamford Bridges.

Mesfushori spanjoll ka zhvilluar ndeshjen e fundit me fanellën e kaltër në Kupën FA ndaj Nottingham Forest.

Në fund të ndeshjes, Fabregas është përshëndetur me tifozët vendas pasi ishte ndeshja e tij e fundit si futbollit i klubit anglez.

Mediat angleze e kanë zbuluar të ardhmen e mesfushorit spanjoll.

Cesc Fabregas. (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Edhe pse shumë oferta kishin ardhur në drejtim të tij, Fabregas duket se karrierën do të vazhdoj në Ligue 1.

Është skuadra e udhëhequr nga Thiery Henry, Monaco që e ka bindur lojtarin t’iu bashkohet për tri vitet e ardhshme.

Monaco do t’i paguajë rreth shtatë milionë funte Chelseat për ta marrë Fabregasin.

Në garë për 30-vjeçarin ishin edhe skuadrat tjera si Milan, Napoli, Atletico Madrid, Fenerbahce dhe Galatasaray. /Telegrafi/

Mos i humb

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Liga e Kampionëve nis në Kosovë

Opoja.net

Portieri largon topin me dorë, Suarez kërkon penallti

Opoja.net

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret

Opoja.net

Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Opoja.net

Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Opoja.net

Porto në bisedime të avancuara me Buffonin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net