Opoja.net
Meka Mish

Facebook do të ofrojë rubrikën ‘Today In’

Rrjeti social Facebook po teston që brenda aplikacionit të ofrojë një rubrikë të re, e cila do të përbëhet tërësisht nga lajmet lokale, ngjarjet dhe njoftimet.

Sipas ReCode, përcjell Telegrafi, kjo hapësirë do të quhet “Today In”.

Burimet e informacionit do të kontrollohen nga njerëzit, ndërsa inteligjenca artificiale do të ndihmonte në nxjerrjen e përmbajtjes.

New Orleans, Little Rock, Billings, Peoria, Olympia dhe Binghamton janë qytetet e para që kanë nisur testet për këtë rubrikë.

Përdoruesit e lokalizuar në atë zonë do të mund të kenë rubrikën për të parë informacione të mara nga mediat lokale.

Kompania thotë se kjo iniciativë hynë në “Journalism Project” të Facebook, që u lansua menjëherë pas zgjedhjeve të fundit Presidenciale në Amerikë, që nisën alarmin për fenomenin “Fake News”.

Në nëntor, Facebook gjithashtu rishkroi aplikacionin e saj të pavarur të ngjarjeve, duke e quajtur atë “Facebook Local”, i cili do t’iu ndihmon përdoruesve se ku mund të gjejnë restorante dhe ngjarje. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Filtri i ndërrimit të gjinisë, rrit për shtatë milionë numrin e përdoruesve në Snapchat

Opoja.net

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Opoja.net

Facebook konfirmon ndryshimet në platformë, do të shfaq postime më të rëndësishme për ju

Opoja.net

WhatsApp: Hakerët kanë sulmuar përdoruesit në iPhone dhe Android, përmes kodit

Opoja.net

Si është të punosh në ambientet e zyrave të Facebook – rrëfimi i Florentina Feratit, shqiptares që punon për kompaninë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net