Opoja.net
Meka Mish

Facebook mund të bashkoj News Feed dhe Stories, në një format të vetëm

Facebook duket se po teston një mënyrë të re për të parë përmbajtjen në Faqen Kryesore dhe storiet në rrjetin social. Kompania mund të shkrijë përmbajtjen nga dy burimet në një faqe të vetme, që është e palëvizshme.

Kjo është zbuluar nga inxhinierja e softuerit, Jane Manchun Wong, e cila shpesh zbulon veçoritë e reja që janë duke u përgatitur.

Ajo zbuloi se Facebook po provon këtë format të ri dhe ka ndarë një GIF në Twitter të saj që tregon faqen e lajmeve në një format jo ndryshe nga ajo për storiet.

Pra, nëse ky ndryshim zbatohet, përdoruesit do të jenë duke lëvizur ose duke kërcyer nga e majta në të djathtë në mënyrë që të shohin përmbajtjen në krahasim me lëvizjen nga maja në fund ashtu siç bëjnë tani.

Facebook, si shumë kompani të tjera të internetit, rregullisht teston gjëra të reja kështu që nuk do të thotë se kjo është një punë e kryer, tani për tani. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

BE-ja me ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

Opoja.net

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Opoja.net

Facebook konfirmon ndryshimet në platformë, do të shfaq postime më të rëndësishme për ju

Opoja.net

WhatsApp: Hakerët kanë sulmuar përdoruesit në iPhone dhe Android, përmes kodit

Opoja.net

Si është të punosh në ambientet e zyrave të Facebook – rrëfimi i Florentina Feratit, shqiptares që punon për kompaninë

Opoja.net

Whatsapp së shpejti nuk do të punoj në telefonat Windows

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net