Udhëtimi i tyre u shndërrua në tragjedi, bashkë me kryefamiljarin vdiq edhe gruaja dhe tre fëmijët e tij. Ata kishin ardhë në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore, shkruan Express.
Rruga në magjistralen Duhël-Suharekë është bllokuar totalisht. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët thanë se vetura kishte goditur autobusin. Ndërsa në rrugën e njejtë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatale.
Video nga vendi i ngjarjes: https://m.gazetaexpress.com/mobile/lajme/familja-pese-anetareshe-qe-u-aksidentua-sot-jetonte-ne-zvicer-kryefamiljari-ishte-32-vjec-556445/