Festa e 7 vjetorit të Pamvarësisë së Kosovës në Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dragash – Ditën e martë është festuar Dita e Pamvarsisë së Kosovës, festa e kesaj dite të madhe është mbajtur në ambijent të hapur, përkunder motit tejet të ftohtë që mbretëronte.

Dita e Pamvarësisë filloi me mbajtjen e Akademisë Solemne e cila u mbajtë në sallën e Kuvendit të Komunës, e cila ka vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve, me pastaj ketë festë e ka bërë madhështore koncerti në qiellin e hapur. Moti nuk ka favorizuar organizim më të bujshëm, por banorët e kësaj komune janë treguar të fortë dhe i kanë rezistuar të ftohtit. Qytetaret janë zbavitur nën tinguj e muzikës popullore nga dy trevat e Komunës së Dragashit.

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-