Feti Isaku (1947) i burgosur politik

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja Personazhe

Feti Sabri Isaku u lind më: 1947 në Kuklibeg të Dragashit. Rrjedh nga një familje me traditë Islame-nga një varg i madh hoxhallarësh. Shkollën fillore e kreu në Bresanë. Krahas shkollës, mësimet islame i ndoqi te gjyshi i tij Isak Veliu, ku tri herë bëri hatme nga ai. Në vitin 1964 regjistrohet në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë, të cilën e mbaroi më 1969. Gjatë viteve në Medrese (vitet 1966-1967) ishte në shërbimin ushtarak në Zajeçar dhe Negotin të Serbisë. Në vitin 1975 u shpërngul me familjen e tij në Prizren. Njihej si mësues i mirë i nxënësve në mekteb, por ishte i njohur edhe për bërjen e synetisë së fëmijëve (meshkujve). Këtë zanat hoxha Feti e zhvilloi nga: 01. 01. 1978 deri në vitin 2002 dhe të cilin zanat e kishte mësuar nga Shefki Ustaibro-Smajlhakia i Prizrenit-tregon Feti Isaku. 

Gjatë viteve 1991-1992 ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare, bënte përgatitje kundër okupimit serb të tepruar, për mbrojtjen territoriale të shtetësisë së Kosovës. Në vitin 1992, për shkak të kësaj veprimtarie, pushteti i dhunshëm serb e arrestoi dhe 38 ditë e mbajti të burgosur në çeli, nën akuzën si: “I rrëzikshëm dhe terrorist kundër shtetit të Jugosllavisë”. Pas 38 ditësh lirohet, por gjithnjë ishte në shënjestër, shpesh herë ftohej edhe në biseda informative nga organet e sigurimit. Në vitin 1993, duke ligjëruar në kohën e xhumasë, disa forca policore të Serbisë e arrestuan dhe e dërguan në një dhomë të sigurimit shtetëror serb. Aty e mbajtën 2 orë të tëra, prej të cilit kërkuan që të bëhej bashkëpunëtor i tyre dhe se do të kishte privilegje të shumta nëse bindej dhe nëse do të pranonte, por hoxha Feti Isaku e refuzoi kategorikisht një ofertë të tillë. Pas 2 ore e liruan, mirëpo sa u bë një javë e arrestuan përsëri, të cilin e rënduan me akuzën: “…kundër Pushtetit Jugosllav”. Pas gjykimit iu shqiptua masa e dënimit prej 3 vitesh. Për vuajtjen e dënimit e dërguan në burgun e Dubravës së Pejës. Feti Isakun në këtë burg e mbajtën 2 vite (1994-1996), ndërsa 1 vit tjetër ia falën.
Hoxha Feti Isaku ishte imam i rregullt në Krushë të Madhe-Rahovec 12 vite (1969-1981) dhe në Xhaminë e Tusuzit-pranë lagjes së tij: 31 vite (1981-2012). Aktualisht jeton me familjen e tij në Prizren dhe është në pension.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-