Flamur Kasami, mbanë gjallë Bresanën e Opojës edhe në Bursa të Turqisë

Opoja.net Opoja.net Opoja Personazhe

Rrugëtimi ynë për të hulumtuar, zbuluar dhe komunikuar me talent të rinjë nëpër trevat shqiptare ka filluar të shtrihet edhe në Turqi, atje ku jetojnë shumë shqiptar qe një kohë të gjatë.
Kësaj radhe ju sjellim një talent të veçant të muzikës fetare, konkretisht interpretimit të Ilahive.
Quhet Flamur Kasami, i lindur në Bresanë të Opojës. Flamuri shkollën e mesme e ka përfunduar në Prizren, kurse fakultetin e Teologjisë në Shkencat e përgjithshme Islame dhe Masterin në degën Shkencat Kur’anore dhe Tefsiri i ka kryer në Bursa të Turqisë. Ai për momentin është duke doktoruar në të njëjtin drejtim.

I ftuar në shumë medie të Turqisë, duke përfshirë në TRT 1, Rumeli Tv, Kanal 5, Bursa Tv, As Tv, Olay Tv, etj.
Madje Flamuri ka nxjerr dy albume me ilahi, duke përfshirë në gjuhën shqipe, turqishte dhe arabishte.
E për rrjedhojë ai për 04 Online ka konfirmuar se shumë shpejt do të realizon videoklipin e ri me ilahi të për përbërë në tre gjuhët e lartëpërmendura.
Për më shumë ne do të ju sjellim disa video të Flamurit të cilat dëshmojnë se ai ka një zë të jashtëzakonshëm.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-