Opoja.net

Formacionet e mundshme, Roma – Liverpool

Sport

Roma duhet të vihet pas rezultatit në ndeshje me Liverpoolin, ku duhet të fitojë me tre gola diferencë.

Romës i duhet një fitore 3-0 sikurse kundër Barcelonës për të kaluar në raundin tjetër.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 5-2 në të mirë të Liverpoolit.

Edin Dzeko në duel me Sadio Mane dhe James Milner . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
Lojtarët e Romës në shumë deklarata kanë thënë se po të mos kishin besim nuk do të futeshin në këtë lojë.

Roma në këtë ndeshje duhet të bëjë pa Perottin dhe Strootman që janë të lënduar.

De Rossi në aksion (Getty Images)
Pellegrini pritet të luajë nga fillimi, ndërsa në fushë me mundësi të madhe do tëjetë edhe El Shaarawy.

Në anën tjetër edhe Liverpooli i ka mungesat e mëdha të Oxlade-Chamberlain dhe Emre Can. /Telegrafi/

Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Pellegrini; Schick, Dzeko, El Shaarawy.

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Ëijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane.

Loading...

Mos i humb

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord

Opoja.net

Kosovë – Çeki, fillon shitja e biletave

Opoja.net

Arsenali mposht Burnleyn për fitoren e dytë në Ligën Premier

Opoja.net

Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

Opoja.net

Bayerni e fillon mbrojtjen e titullit me barazim, ndalet nga Hertha

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net