Opoja.net
Meka Mish

GAP: Kryetarët e komunave dhanë 903 premtime, përmbushën vetëm 165

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017.

Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës janar 2018 – dhjetor 2018 – viti i parë i mandatit katërvjeçar – janë përmbushur 165 premtime, pjesërisht të përmbushura rezultojnë 94 premtime, në 345 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa 299 premtime ende nuk kanë nisur së realizuari.

Numri më i madh i premtimeve të realizuara është shënuar në fushën e infrastrukturës, arsimit, administratës dhe shërbimeve publike. Ndërsa fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë, bujqësisë, si dhe ajo e urbanizimit.

Instituti GAP bën monitorimin e realizimit të premtimeve vetëm në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore.

Komunat si Skenderaj, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete.

Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna.

Ndryshe, vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale./KP/

Gjiganti

Mos i humb

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit të Serbisë

Opoja.net

Gashi në Berlin: Kosova e përkushtuar në bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë

Opoja.net

Kosovari i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Opoja.net

Përfaqësuesit e Preshevës: Bashkimi me Kosovën, e vetmja zgjidhje

Opoja.net

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e NATO-s “Immediate Response-19”

Opoja.net

Rreth gjashtë muaj nga vendosja e taksës – eksporti i produkteve serbe në Kosovë ka rënë prej 98.2 për qind

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net