Gjërat të cilave muslimani duhet t’ju shmanget në Facebook

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Në vijim disa gjëra që rregullisht e “zbukurojnë” hapësirën kibernetike muslimane. Besoj se të gjithë do të njihemi të paktën në njërën prej tyre.

Feja ime është në domate, në filxhan dhe në konservë: imazhet dhe tekstet të cilat “dëshmojnë” vërtetësinë e Islamit përmes disa larave dhe motiveve në fasada, në domate apo në re, janë qesharake dhe nga aspekti islam gabim, e që janë rezultat i interpretimit sipërfaqësor të disa parimeve të akaidit. Nesër, ndonjë jomusliman duhet t’ju besojë kur i thoni atij, se në gjysmën e domates ju e shihni atë në çka besoni dhe në çka e bazoni jetën tuaj?

Islami i ka burimet e tij dhe mënyrat e të dëshmuarit, andaj nuk ka nevojë për një mashtrim të tillë, i cili më shumë e dëmton se sa e ndihmon…

Dikush është konvertuar në Islam këto ditë? Naivitetit i pashpjegueshëm dhe obsesion me jetën e njerëzve të tjerë që rezulton në lajme të panumërta në internet, shpesh edhe me thashetheme dhe gënjeshtra për pranimin e Islamit nga reperë, futbollistë, dhe “yje” të tjerë.. Kaka, Ronaldo, mr. Bean (Rowan Atkinson)… ky, ai… Ky është shembull i qartë i muslimanëve përtacë e të kompleksuar, si dhe i dëshirës që të gjithë që munden t’i vendosin nën ombrellën e Islamit. Kur të përpiqesh çdo gjë e mundur: Një musliman mesatar pa verifikim dhe pa menduar shumë, në internet mund të plasojë dhe të shpërndajë ndonjë lajm, pa marrë parasysh se sa tingëllon qesharak ose joreal. Mungesa e njohurive mbi bazat e fesë dhe arsimit të përgjithshëm, ndonjëherë rezulton vërtetë me shembuj tragjikomik.

Numri i muslimanëve në Perëndim është aq shumë, sa që kanë filluar të bien nga vitrinat dhe lavamanët: sado një i vogël mund të shohë artikull ose raport mbi rritjen e numrit të muslimanëve në Gjermani, Danimarkë, Evropë, Maltë, Brazil… dikush mund të mendojë se edhe të rinjtë edhe të vjetrit në Perëndim i janë kthyer Islamit, dhe se është vetëm çështje kohe, se kur edhe Holland dhe Merkel do ta shpallin sheriatin.

Në realitet, këto janë numra dhe statistika të padobishme, të paarsyeshme dhe kryesisht pa mbështetje reale me të cilat muslimanët e ushqejnë egon e tyre të zbrazët. Një jomusliman konvertohet në Islam, ndërsa 10 muslimanë në të njëjtën ditë vriten në mbarë botën… kjo nuk është matematikë për festim. Komplotet janë gjithandej rreth nesh: Kjo është temë e preferuar e një numri të madh të muslimanëve. Paranoja dhe tendenca sipërfaqësore për të shpifur komplote është një specialitet i veçantë. Masonët, Obama, çifutët, amerikanët, CIA, Mossadi, Elvis Presley, Irani dhe të tjerë, punojnë në unitet kundër muslimanëve gjatë tërë kohës dhe mendojnë se si të na dërgojnë mesazhe sekrete përmes kanaçeve të Coca-Colës, pllakave për banjo, çokollatave mars dhe mediave të tjera…

Le t’i mbledhim 100.000 muslimanë me flokë të zeza, me këmisha me katror që ngasin Peugeot 307. Krijimi i disa grupeve budallenjsh në Facebook (të cilat janë qëllim në vetvete), për t’i demonstruar dikujt diçka, me të vërtetë janë mënyra mjerane të përpjekjes për trajtimin e frustrimeve vetjake. Gjithmonë të tjerët janë fajtorë, ne vetëm jemi të diskriminuar: Në vend të analizimit dhe riparimit të vetvetes dhe mjedisit të tyre, disa muslimanë fajtorët për dështimet e tyre dhe gjendjen e dëshpëruar preferojnë ta kërkojnë në adresa të tjera. Kështu në internet mund të shihen një mori e fotografive, teksteve dhe komenteve që shprehin keqardhje për muslimanët, dhe për të gjitha, përsëri, i fajësojnë hebrenjtë, serbët, amerikanët, shiitët, masonët dhe të tjerët. Ajo që është kulmi i umetit musliman në këtë moment, është ndezja e flamujve dhe vrasja e ambasadorëve nga turmat e zemëruara, por nuk është aq e rëndësishme.

Xhevahiri Modest i Shkretëtirës në Dynja dhe Muxhahidi Luan i Guximshëm: Emra të profileve në Facebook, me të cilat disa muslimanë e kanë quajtur vetveten, nuk janë për asgjë tjetër, pos për një grusht aspirina. Vetëm Muslimane Modeste, Shehidi Krenar Insha’Allah, Lulja e Fshehtë e Dynjasë, Muhaxhiri Ensarij, Besimtarja e Sinqertë Modeste, Bukuroshja Islame Smerald i Fshehur, etj. Modeste dhe me imagjinatë gjer në dhimbje … Më e dashur më është sexhdeja e Riberys se sexhdeja ime: A është me të vërtetë i nevojshëm mundimi i pafund i transferimit dhe kopjimit të imazheve ku disa sportistë (kryesisht futbollistë) bëjnë sexhde, bëjnë lutje dhe i zbulojnë bluzat me shkrime të ndryshme? Mirë, ne jemi të kënaqur të shohim një musliman praktikues, por a duhet të bëhet kult nga ai? Ku janë sexhdet tona dhe sa janë ato të shpeshta? Shumë më pëlqejnë protestat dhe bojkotet: Për këto, muslimanët ngjiten menjëherë. Bojkote fëminore dhe shterpe kundër çdo gjëje dhe të gjithëve dhe thirrja për to. Çdo gjë kinse ne jemi të zemëruar, ne protestojmë, kinse na intereson, ndërsa kurrsesi të largohemi nga monitorimi dhe të ndërmarrim diçka me të vërtet.

Dhe për fund theksi i gjithë kësaj …. Le ta menaxhojmë kohën tonë në Internet dhe në Facebook dhe mos të lejojmë që këto gjëra të na kontrollojnë kohën dhe emocionet tona. Kjo është një botë virtuale, që na tërheq nga jeta reale, dhe na e vjedh energjinë dhe kohën e çmuar, të cilën do të mund ta përdornim për shumë gjëra të dobishme. Kjo tingëllon si një llomotitje banale, por ashtu është. Dhe, për pak, gati të harroj, … a e keni ditur se Ezeli është homoseksual …?

Nermin Spahić; nasevijesti.com; http://www.iskra-islama.net//

Përkthim: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-