Opoja.net
Meka Mish

Gjermania kërkon mbi 260 mijë punëtorë në vit

Për periudhën 2017-2035 nevoja për punë në Gjermani do të jetë 1.13 milion punëtorë.

Siç është menduar, dixhitizimi nuk është duke reduktuar vendet e punës, por është duke hapur vende pune të reja. E gjithë kjo po sjell me vete një imigrim më të madh në Gjermani – nga Bashkimi Evropian, por edhe nga vendet tjera – Ballkani.

Ky është përfundimi i hulumtimit të fundit të Fondacionit Bertelsman me titull “Dozimi dhe dixhitalizimi”.

Hulumtuesit parashikojnë se në të ardhmen, mbi 80 për qind e vlerës së shtuar në industrinë e prodhimit, si dhe në sektorin e shërbimeve, do të realizohen në baza dixhitale.

Ata vlerësojnë se tregu gjerman nuk është i përgatitur mjaftueshëm për një zhvillim të tillë.

“Problemi më i madh në këtë moment është mungesa e personelit të kualifikuar. Kërkesa për njerëz me arsim të lartë është shumë më e madhe sesa oferta dhe ky trend do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, thuhet në raport, shkruan DW.

Kërkesa për punë në Gjermani për periudhën 2017-2035 do të jetë me afro 1.13 milion punëtorë. Sipas autorëve të studimit, kj është një rënie e moderuar për punë, por do të rritet kërkesa për ekspertë dhe specialistë.

Rreth 65 për qind e njerëzve nga vendet e tjera që vijnë kryesisht azilkërkuesit punojnë në punë ndihmëse.

Megjithatë, zgjidhja do të duhej të përmbushë kërkesat cilësore të tregut të punës, sepse sipas hulumtuesve, vetëm emigracioni i njerëzve me kualifikime të përshtatshme lejon integrimin e tyre të shpejtë në tregun e punës dhe parandalon mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Nga ana tjetër, migrimi i njerëzve të pakualifikuar paraqet probleme për të dyja palët. Rezultati i saj është se emigrantët që nuk mund të gjejnë punë (të përshtatshme) dhe kompani që nuk mund të vazhdojnë të mbushin vendet e lira.

Mos i humb

Prizren 1999, nënkoloneli serb i veshur si civil në mesin e shqiptarëve vëzhgon hyrjen e trupave të NATO-s

Opoja.net

Nxënësit e Gjakovës dhe Prizrenit mbajnë testin e maturës

Opoja.net

Vazhdojnë të rriten dërgesat e diasporës në Kosovë

Opoja.net

Me lule, duartrokitje e ovacione mijëra qytetarë mirëpritën Bill Clinton në Prishtinë (Video)

Opoja.net

Maturantët sërish edhe këtë vit me plane se si të kopjojnë në Testin e Maturës

Opoja.net

Clinton: Kosova meriton të jetë në BE dhe në NATO, si shtet i pavarur

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net