Opoja.net

Gjumi dhe ushtrimet fizike – të fuqishme sa çdo ‘ilaç i mençurisë’

Shëndeti

Nuk keni nevojë të përdorni pilule për ta forcuar trurin.

Sipas një meta-analize të vitit 2015 nga hulumtuesit e Oksfordit, format jofarmaceutike të rritjes së aftësive kognitive – siç janë gjumi, ushtrimet fizike dhe ushtrimet e trurit – i përmirësojnë ato aftësi po aq shumë sa ilaçet farmaceutike – siç janë modafinili, methylphendati dhe kafeina, transmeton Telegrafi.

Në njërën anë, ‘ilaçet e mençura’ janë dëshmuar se e rrisin vëmendjen, kujtesën, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve, etj.

Ato zakonisht funksionojnë duke ndikuar në nivelet e neurotransmetuesve si serotonina, dopamina dhe noradrenalina.

Por, në anën tjetër, edhe shprehitë e mira të gjumit e përmirësojnë kujtesën, kreativitetin dhe shpejtësinë e zgjidhjes së problemeve.

Ushtrimet fizike gjithashtu e rrisin motivimin, e përmirësojnë kujtesën dhe shpejtësinë e mësimit. Madje, duke e rritur qarkullimin e gjakut, ushtrimet fizike ndikojnë edhe në vëmendje më të mirë, procesim më të shpejtë të informacioneve dhe performancë më të lartë akademike.

Vlen të ceket se në internet ka edhe shumë programe të cilat shërbejnë si ‘ushtrime të trurit’ dhe që gjithashtu e forcojnë kujtesën, vëmendjen, shpejtësinë e procedimit vizual, si dhe funksionin ekzekutiv. /Telegrafi/

Mos i humb

Shtypja e lartë e gjakut në moshë të re, rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve

Opoja.net

Askush nuk ju ka treguar më parë për këto efekte magjike të qepës

Opoja.net

Nëse ndjeheni tërë kohën të lodhur, ju mund të vuani nga kjo sëmundje serioze

Opoja.net

Pse “qajmë” sa herë presim qepë

Opoja.net

Pesë pemët që e ngadalësojnë rënien e flokëve

Opoja.net

A duhet të laget brusha e dhëmbëve para se të qitni pastën?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net