Opoja.net

Gjysma e Opojës i nënshtrohet reduktimeve të ashpra energjetike!

Aktuale Opoja
Gjysma e Opojës i nënshtrohet reduktimeve të ashpra energjetike!

Nëntë fshatra të Opojës, tash e disa ditë po ballafaqohen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, me arsyetimin se KEDS po kryen punime në rrjet. “Dalja 10 kV (Bellobrodi – Kodi: 30036008), nga ora 10:00 – 16:00, do të ndërpritet për shkak të punimeve, shkraun Radio Sharri, përcjellë Opoja.net.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bellobrodi, Brruti, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe, Zgatar dhe Zym”, thuhet në njoftimin e KEDS për ndërprerjen e sotme, duke specifikuar se pa energji do të mbesin edhe dy subjekte afariste, si dhe antenat e dy operatorëve të telefonisë mobile. Por, banorët e kësaj treve po ankohen se, KEDS po abuzon me këto ndërprerje të gjata, ndërkohë thonë se janë shumë biznese që po ballafaqohen me mungesë energjie dhe jo vetëm dy e tri sa po i përmend KEDS-i në njoftimin e vet.

“Si është e mundur që të ndërpritet energjia elektrike, gjatë kohës sa hapen gropat për shtylla apo derisa nguliten shtyllat dhe derisa shtrihen kabllot?! Këto punime KEDS t’i kryej pa e ndërprerë energjinë dhe, vetëm kur të lidhen telat ta ndërpresë për një apo dy orë dhe jo tërë ditën”, tha për redaksinë tonë një afarist, i cili krejt veprimtarinë e tij e ka të varur nga energjia elektrike. 

Loading...

Mos i humb

Në pyllin e fshatit Glloboçicë aksidentohet një person!

Opoja.net

Në Tyrbe të Plavës plaçkitet pompa e derivateve “Nivelizimi”

Opoja.net

2 raste pozitive me covid-19 në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Vershimet e mbrëmshme dëmtuan rëndë disa fshatra të komunës së Dragashit, pamje nga fshati Blaç

Opoja.net

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për sulm në një kafiteri në Bellobrad të Dragashit

Opoja.net

Nëntë të vdekur nga Coronavirusi në komunën e Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net