Opoja.net
Meka Mish

Google lanson Squoosh, aplikacionin e konvertimit të formateve të fotove

Google lanson Squoosh, aplikacionin e konvertimit të formateve të fotove

Konferenca e Zhvilluesve të Google për Chrome është duke ndodhur dhe një nga gjërat që doli prej saj ishte zbulimi zyrtar i Squoosh dje, një shërbim online i dizajnuar për të shfaqur aftësitë e reja të shfletuesit tuaj.

Squoosh është një konvertues online i imazheve, që konverton imazhet që ju ngarkoni në formate të ndryshme. Ky aplikacion nuk është projektuar si një konkurrent i platformave të ngjashme, por si një shërbim për teknologjitë e reja të internetit.

Shërbimi punon në disa shfletues të internetit dhe jo vetëm në Chrome.

Squoosh merr një burim imazhi dhe e kthen atë në një nga formatet e mbështetura. Procesi është automatik dhe ndodh lokalisht pas shkarkimit fillestar të aplikacionit në shfletuesin.

Aplikacioni mbështet formatet OptiPNG, MozJPG, WebP dhe Browser PNG, JPG dhe WebP. Një vijë ndan imazhin në versionin origjinal dhe versionin e konvertuar.

Është e lehtë të kalosh në një format tjetër dhe të ndryshosh parametrat e tij. Thjesht klikoni në përzgjedhësin e formatit dhe përzgjidhni një format të ri: aplikacioni konverton imazhin në formatin e zgjedhur dhe e shfaq atë menjëherë në zonën e shikimit.

Një klikim në butonin e shkarkimit e ruan imazhin e konvertuar në sistemin lokal. /Telegrafi/

Mos i humb

Disa mënyra për parandalimin e vjedhjes së veturës nga hajnat

Opoja.net

Samsungu paditet pasi thoshte që telefonat e saj janë rezistent ndaj ujit

Opoja.net

Dropbox Transfer mundëson dërgimin deri 100 GB fajlla

Opoja.net

Dizajnuesi i iPhone largohet nga Apple, njeriu që Steve Jobs e kishte quajtur “partner shpirtëror”

Opoja.net

Google po teston një metodë për ndarjen e kërkimeve tuaj me të tjerët

Opoja.net

YouTube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net