Gratë e Dragashit po i kërkojnë institucionet bazë të mirëqenies familjare!

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Grupi avokues, i cili është formuar gjatë zbatimit të projektit “Avokimi për të Drejtat e Grave”, i realizuar nga OJQ “Iniciativa Për Integrim të Komuniteteve” (IPIK) dhe i financuar nga Zyra e BE-së, mbështetur nga “Fondacioni Kosovar Për Shoqëri Civile” (KCSF), sot ishte pjesëmarrës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit, për ta dorëzuar një listë me kërkesat e tyre, brenda të cilave inkurajohen drejtuesit e Komunës së Dragashit për riaktivizimin e dy reparteve në QKMF-në e Dragashit (Gjinekologjinë dhe Pedriatinë), si dhe vënien në funksion të Çerdhes së Fëmijëve në Dragash, objekti i së cilës është ndërtuar kaherë dhe asgjë nuk është bërë mëtutje.
Drejtoresha e IPIK-ut, Shemsa Krasniqi, tha për redaksinë tonë se këto konkluzione kanë dalë nga shprehja e pakënaqësive dhe interesave të grave të Dragashit. “Duke i dëgjuar hallet dhe brengat e grave kemi mësuar se, me funksionalizimin e këtyre reparteve të QKMF-së dhe çerdhes së Fëmijëve, jo vetëm që do t’iu lehtësohet jeta grave të këtushme por edhe do të krijohen disa vende punë për gratë e kësaj komunë rurale të Kosovës”, tha Krasniqi.
Në fund të mbledhjes së Kuvendit, Lindita Zyberi, njëra nga anëtarët e këtij grupi avokues, iu drejtua këshilltarëve të kuvendit, si dhe kryetarit të Komunës, me kërkesat e tyre që ato të mos bien në vesh të shurdhër por të punohet sa më shumë për realizimin e tyre. “Nuk po kërkojmë shumë. Thjeshtë po kërkojmë atë që ishte dikur dhe atë që e keni nisur vetë kaherë”, tha Zyberi, duke aluduar në repartet që funksiononin në QKMF-në e Dragashit dhe Çerdhen të cilën e ka ndërtuar Komuna si objekt dhe që ende nuk po vihet në funksion./Radio Sharri/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-