Opoja.net
Meka Mish

Hakmerret Unitedi, mposht Juventusin në Torino

Manchester Unitedi është rikthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Juventusin në Allianz Stadium në Torino me rezultat 2-1.

Bianconerët e kontrolluan lojën nga fillimi, mirëpo në fraksionin e parë nuk arritën ta gjenin rrjetën.

Juan Cuadrado dhe Sami Khedira i patën rastet më të mira në gjysmën e parë, e cila u mbyll pa gola.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)
Në pjesën e dytë, një rast për mysafirët e pati Anthony Martial, porse më pas Paulo Dybala e goditi shtyllën.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të kur pas një harkimi nga Leonardo Bonucci, Cristiano Ronaldo shënoi me goditje më të parën.

Juve vazhdoi të luante më mirë, mirëpo i shpërdori disa raste dhe kjo gjë iu hakmor me barazimin e rezultatit.

Juan Mata ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë (86′) duke e lënë të shtangur portierin Wojciech Szczesny.

Për më shumë, Djajtë e Kuq e shënuan edhe golin e fitores, kur pas një tollovie në zonë, Paul Pogba me ndihmën e lojtarëve vendas e futi topin në rrjetë (90′).

Gjiganti

Mos i humb

Chelsea do ta shkarkojë Maurizio Sarrin, legjenda Frank Lampard trajner i ri?

Opoja.net

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net