Opoja.net
Meka Mish e re

Halili: Shtrirja gjeografike nuk jep shumë alternativa për zhvillim ekonomik në Dragash, t’i kthehemi blegtorisë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate në Dragash, njëkohësisht ligjërues universitar, Fatmir Halili, ka shprehur shqetësimin se popullsia po largohet nga Komuna e Dragashit.

Halili ka thënë se investimet duhet orientuar nga bujqësia e blegtoria, pasi relievi dhe shtrirja gjeografike nuk e favorizon një zhvillim të kënaqshëm ekonomik për Komunën e Dragashit, përcjell Opoja Sot.

Sipas të parit të NISMA Socialdemokrate në Dragash, është më shumë se e nevojshme të bëhen investime që do të krijonin vende pune, dhe do të krijonin mundësi për qytetarët që mos të vazhdojë shpërngulja.

Shkrimi i plotë i Fatmir Halilit, kryetar i NISMA Socialdemokrate në Dragash

Blegtoria një lëmi e rëndësishme për komunën e Dragashit!

Komuna e Dragashit është ndër komunat ndoshta më specifike të Kosovës, kjo, për faktin se shtrihet në një terren të lartë dhe gjendet në trekëndshin kufitar, Kosovë- Shqipëri- Mqedoni.

Shtrirja gjeografike dhe relievi i saj, nuk jep shumë alternativa për zhvillim ekonomik. Andaj, bazuar në këtë, blegtoria është një nga sektorët kryesor që mund të gjeneroj vende të punës, dhe sadopak zhvillim në këtë komunë malore të Kosovës.

Mungesa e përkrahjes së fermerëve ka bërë që pak njerëz të merren me blegtori. Fatkeqësisht, qeverisja lokale nuk ka orientuar buxhetin në vendin e duhur që do të mund të shfrytëzohej për çështjet jetike të qytetarëve këtu, por, kryesisht është marrë me punësimet partiake dhe përfitimet e individëve.

Fshatërat e trevës së Opojës janë duke u zbraur vazhdimisht. Shpërngulja e qytetarëve të kësaj komune është tejet e madhe. Prandaj, është më shumë se e nevojshme të bëhen investime që do të krijonin vende pune, dhe do të krijonin mundësi për qytetarët që mos të vazhdojë shpërngulja, e një nga lëmenjët që duhet përkrahur është edhe blegëtoria./Opoja Sot/

KG 2

Mos i humb

Sëmundjet tek kultura e specit

Opoja.net

Kosova dhe Suedia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Opoja.net

Ministria e Bujqësisë zgjat afatin deri më 12 korrik për aplikim për pagesa direkte dhe grante

Opoja.net

Promovohet kultivimi i boronicës

Opoja.net

Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Opoja.net

Sot në Komunën e Dragashit është mbajtur trajnimi ‘Analizat e tokave bujqësore’

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net