Opoja.net
Meka Mish

Haradinaj: Edhe gjermanët më kërkuan ta heq taksën

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media.

Gjatë kësaj konference kryeministri Haradinaj ka folur edhe për takimin e djeshëm me dy këshilltarët kryesorë të kancelares Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg.

“Takimi me z.Hecker dhe Luttenberg është vazhdim sepse ne kemi komunikim intensiv me Berlinin dhe kemi marrëdhënie të qëndrueshme me ambasadorin gjerman në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se porosia e këshilltarëve të kancelares Merkel, ishte heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut.

“Ne kemi vizita të vazhdueshme, pozicioni është i qartë. Dialogu duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, hiqeni taksën”, është shprehur Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se s’mund t’i bëhet presion sepse nuk është koha e mesjetës.

“Nuk është mesjeta që punët të kryhen me kërcënime e presione. Nëse Bashkësia ndërkombëtare nuk po mundet me e bindë Serbinë për dialog, atëherë po i bën presion viktimës, pra Kosovës. Mendoj që të gjithë duhet ta kuptojnë që është bërë boll duke e shkel viktimën”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi

Gjiganti

Mos i humb

Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës

Opoja.net

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Opoja.net

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net