Opoja.net

Haradinaj kundër qëndrimit të NATO-s për formimin e ushtrisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka treguar para ministrave të tij se çfarë ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas deklarimeve të këtij të fundit se nuk është koha e duhur për formimin e ushtrisë dhe se kjo do të ketë pasoja serioze.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se Kosova nuk thyen asnjë marrëveshje me NATO-n duke themeluar ushtrinë e saj, pasi vendi ynë nuk është anëtar i Aleancës Veri-Atlantike.

“Sekretari Stoltenberg më tha se: ‘nëse ju e ndërroni mandatin e FSK-së, është se ne duhet të shqyrtojmë raportin me FSK-n’, e nuk ka thënë as që është arsyeja se pse duhet ndoshta të shqyrtojnë raportin me FSK-në, pasi disa nga vendet anëtare nuk e kanë parë si moment të duhur shndërrimin e mandatit të FSK-s tani. Nuk e thyen Kosova asnjë marrëveshje me NATO-n. Ne nuk po e thyejmë asnjë kusht me NATO-n. Nuk jemi të anëtarësuar në NATO. Edhe me kushtin që kurrkush kurrë nuk e pranon këtë, Kosova e merr vendimin e vet”, tha ai.

Ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të vazhdojë dialogu me Serbinë, pas masës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, kryeministri Haradinaj shprehu besimin se Kuvendi i Kosovës së shpejti do të votojë delegacionin për bisedime në Bruksel.

“Pres që Parlamenti të autorizojë një delegacion për dialogun. Është materie e madhe, është më shumë se MSA-ja. Duhet punë voluminoze dhe çdo gjë duhet të jetë si në kontratë. Edhe unë jam në dialog, Qeveria është, sepse Qeveria e shkruan kapitullin e madh”, u shpreh ai.

Kreu i ekzekutivit është kundërpërgjigjur ndaj deklarimeve të zyrtarëve të lartë serbë se Kosova ka luftëtarë në konfliktet në Siri.

“Po dëgjoj deklarimet e zyrtarëve serbë. Vulin thoshte se Kosova ka luftëtarë në luftëra të huaja. Dallimi i Serbisë me ne është kështu: ata i kanë në lista të pagesave mercenarët që kanë në Rusi dhe Siri”, tha Haradinaj.

Mos i humb

Kosovarët në vendet e BE-së në hall, nuk iu njihen patentë-shoferët

Opoja.net

Mbillen fidanë me emrat e dëshmorëve, martirëve dhe të pagjeturve

Opoja.net

Heqja e vizave, kërkesa e vetme unike e Kosovës në Berlin

Opoja.net

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve: Kemi nevojë për kirurgë të profilizuar

Opoja.net

Të dielën mot me diell në Kosovë

Opoja.net

KDI: Kosova dhe Serbia larg normalizimit të marrëdhënieve

Opoja.net

Përfundojnë reshjet e shiut, nga sot fillon ngritja e temperaturave

Opoja.net

Mbahet forumi i ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara

Opoja.net

Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë të testimeve për FSK (Foto)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net