Opoja.net
Meka Mish

Haradinaj merr konfirmimin: Gjermania mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, nga i cili ka marr konfirmimin se shteti i tij është pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pata kënaqësinë të takoj ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas në kuadër të qëndrimit tim në Mynih, një përkrahës i madh i Kosovës, nga i cili pranova konfirmimin e mbështetjes së shtetit gjerman për liberalizimin e vizave dhe rrugën europiane të vendit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar se me kryediplomatin gjerman ka folur edhe për mundësinë e thellimit të miqësisë politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

“Rast i shkëlqyer për të biseduar rreth mundësive të reja të thellimit të miqësisë e bashkëpunimit, politik dhe ekonomik mes shteteve tona. Ministrin Maas e falënderova për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen e plotë të Gjermanisë për vendin dhe popullin tonë”, ka shtuar Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka shtuar se përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj, Kosova është çdo herë e më e fortë! /FaktePlus

Gjiganti

Mos i humb

Autostradat, top-prioritet i qeverive të Kosovës

Opoja.net

Bytyqi: Jemi të përkushtuar që të gjithë në Kosovë të përfshihen në arsimim dhe edukim

Opoja.net

Sot lansohet fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”

Opoja.net

Takimi Merkel – Haradinaj, vendimtar për taksën dhe vizat

Opoja.net

Përmirësohet moti, sot temperatura më të larta

Opoja.net

Ish-luftëtari i UÇK-së detyrohet t’ua ndërpresë fëmijëve shkollimin (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net