Opoja.net
Meka Mish

Haradinaj: Përfundimisht ka dakordim për platformën e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për media pas daljes nga takimi që pati me përfaqësuesit e tjerë të vendit lidhur me platformën e dialogut Kosovë-Serbi.

Me këtë rast Haradinaj tha se përfundimisht ka një dakordim për platformën e Kosovës  në dialog dhe tani procedurat tjera janë që kanë qenë në fillim nga vetë delegacioni shtetëror që të mund t’i kalojnë parlamentit.

“Mendoj se platforma është dokument i qëndrueshëm, i parimeve dhe qëllimeve që ka Kosova në dialog, buron nga Kushtetuta, e mbron Kushtetutën dhe i obligohet çdo etape të procesit i obligohet kushtetutshmërisë, mendoj se është një garancë mirë platforma ashtu siç është edhe delegacioni”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Tutje Haradinaj është pyetur nëse në këtë takim ka qenë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe nëse i është dhënë përkrahje edhe nga ana e tij, ku ka shtuar se mund të flasë për veten.

“Ajo që sot ishte me rëndësi, ishte vetë platforma dhe mendoj se është dokument i qëndrueshëm. Pra unë po flas për vete, i dhashë përkrahje platformës. Dje kam pas mundësinë të bisedoj edhe me grupin parlamentar të AAK-së.Me siguri se do të mbajmë konsulta edhe me liderë të tjerë politikë, edhe opozitar sa i përket kësaj teme, është nacionale. Edhe nëse LDK e Vetëvendosje nuk marrin pjesë direkte në delegacion, besoj se mund të japin kontributin e vetë qoftë duke përkrahë atë apo qoftë duke dhënë mendimet e tyre për platformën”, ka shtuar Haradinaj.

“Pjesëmarrja në këto takime ka pas rëndësi përkrahja për platformën për dialog e cila i jep Kosovës një platformë të qëndrueshme që i obligohet Kushtetutës, pra në këto takime për këtë temë vijmë, tjerat tema i kemi biseduar shumë herë nuk i kisha përzi temat, pra tema në këtë rast është obligim nacional”, ka thënë tutje Haradinaj.

Ai poashtu u pyet për deklaratën e presidentit Thaçi, ku tha se mospezullimi i taksës dëmton raportet me Amerikën. Me këtë rast Haradinaj tha se Amerika flet vet dhe se askush nuk është zëdhënës i Amerikës.

“Amerika flet vetë, as presidenti as unë as askush nuk është zëdhënës i Amerikës nuk kanë nevojë askush të flasë për ta, ata flasin vetë dinë të falsin i shpjegojnë gjanat”, ka përfunduar Haradinaj./Indeksonline/

Mos i humb

S’ka heqje të vizave as gjatë Presidencës finlandeze

Opoja.net

Fillim-java me shi, nga e premtja mot me diell

Opoja.net

Prizren 1999, nënkoloneli serb i veshur si civil në mesin e shqiptarëve vëzhgon hyrjen e trupave të NATO-s

Opoja.net

Nxënësit e Gjakovës dhe Prizrenit mbajnë testin e maturës

Opoja.net

Vazhdojnë të rriten dërgesat e diasporës në Kosovë

Opoja.net

Me lule, duartrokitje e ovacione mijëra qytetarë mirëpritën Bill Clinton në Prishtinë (Video)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net