Opoja.net
Meka Mish

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Zana Bytyqin, përfaqësuese e organizatës joqeveritare “Familja dhe Shpresa”, dhe familjarë të tjerë të 86- të vrarëve e të zhdukurve nga komuna e Klinës, të vrarë më 4 prill 1999, në masakrën e Kralanit.

“Në këtë takim, kryeministri Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesja e OJQ “Familja dhe Shpresa”, znj. Zana Bytyqi, me kërkesën e kësaj organizate, që ka të bëjë me ligjin për Gjykatën Speciale, me qëllimin që të gjykohen edhe kryerësit serbë të krimeve në Kosovë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë në mbarë vendin.

Kryeministri Haradinaj, duke shprehur nderimin dhe respektin për familjet e martirëve dhe gjithë dëshmorëve, tha se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, në mënyrë që udhëheqësit dhe ekzekutorët të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu Haradinaj tha se punohet intensivisht në avancimin e statusit ligjor të kategorisë së familjeve të pagjeturve dhe të martirëve, në mënyrë që të gjithë të trajtohen si kategori e lirisë së vendit. /Telegrafi/Opoja.net/

KG 3

Mos i humb

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Lipjan

Opoja.net

“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”

Opoja.net

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Opoja.net

Komandanti i NATO-s për Evropë: Dialogu Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Opoja.net

Pika kufitare Restelicë-Strezomir e hapur nga sot

Opoja.net

Edhe Jakup Krasniqi ftohet nga Specialja në Hagë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net