Opoja.net

Haradinaj shkarkon ministrin Teodosijeviq që i quajti shqiptarët terroristë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot ka marr vendim për shkarkimin e ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ku ka shkruar se nuk tolerohet gjuha e urrejtjes e përdorur nga ministri në fjalë.

“Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë.

Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet.

Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Mos i humb

Bytyqi: Tekstet e reja shkollore në fazën përfundimtare

Opoja.net

UP me program për orientim të maturantëve për studime

Opoja.net

Rruga e gjatë e Kosovës drejt NATO-s

Opoja.net

Kredi deri në fyt, kosovarët me rreth 3 miliardë euro borxh në banka

Opoja.net

Kosova dhe Turqia shumë shpejt me marrëveshjen për tregti të lirë

Opoja.net

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa”

Opoja.net

Kosovarët në vendet e BE-së në hall, nuk iu njihen patentë-shoferët

Opoja.net

Mbillen fidanë me emrat e dëshmorëve, martirëve dhe të pagjeturve

Opoja.net

Heqja e vizave, kërkesa e vetme unike e Kosovës në Berlin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net