Opoja.net

Haradinaj takoi drejtorin e Crans Montana Forum, Pierre Emannuel Quirin

Kosova
Auto Draft

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim drejtorin e Crans Montana Forum, Pierre Emannuel Quirin.

Haradinaj, fillimisht e falënderoi Pierre Emmanuel Quirin për vizitën në Kosovë dhe për rolin e forumit, i cili siç theksoi kryeministri, punon ngushtë me të gjitha qeveritë dhe organizata të ndryshme që të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar duke promovuar praktikat e mira dhe duke lejuar një dialog të përhershëm midis atyre në sektorin publik dhe privat.

“Kam nderin që sot keni vizituar Kosovën dhe keni shprehur vullnetin që të dëgjoni nga afër për zhvillimet këtu në vend e po ashtu edhe të arriturat tona drejt konsolidimit të shtetit tonë me shumë sfida përpara”, u shpreh kryeministri Haradinaj duke theksuar se forume të tilla, rrjetëzojnë dhe forcojnë marrëdhëniet e partneritetit mes shteteve.

“Është rast shumë i mirë i Kosovës, që të jetë nikoqire e forumit të radhës të Crans Montana, që do të mbahet në Prishtinë. Ky forum i ka dhënë hapësirë të respektuar Kosovës në të kaluarën dhe është një nga ngjarjet ku Kosova mund të promovohet dhe fuqizohet në aspektin ndërkombëtar, meqë pjesëmarrësit janë vendimmarrës të rëndësishëm të botës”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar gjithashtu rëndësinë e këtyre takimeve për tërheqjen e investimeve të huaja dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, drejtori i Crans Montana Forum, Pierre Emannuel Quirin, tha se ishte kënaqësi të ishte sot në Kosovë dhe të zhvillojë takim me kryeministrin Haradinaj, duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Kosova e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje

Opoja.net

FSK-ja pjesë e ushtrimit shumëkombësh në Gjermani

Opoja.net

Rrënohet një objekt pa leje në Prizren

Opoja.net

Bllokadë totale në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e grevës së punëtorëve

Opoja.net

Moti në pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri 33 gradë Celsius

Opoja.net

Kosovari arrestohet në kufi, i gjetën mbesën në bagazh

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net