Opoja.net

Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe ilaç i vërtetë natyral

Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme në planet, ndërkaq lista e mënyrave se si ato e përmirësojnë shëndetin tonë është e pafundme.

100 gramë hurma përmbajnë:

Kalori: 277 Karbohidrate: 75 gramë Fibra: 7 gramë Proteina: 2 gramë Kalium: 20% të sasisë së rekomanduar ditore Magnez: 14% të sasisë së rekomanduar ditore Hekur: 55 të sasisë së rekomanduar ditore Vitaminë B6: 12% të sasisë së rekomanduar ditore, etj.

Hurmat po ashtu janë të mbushura me antioksidues, siç janë flavanoidet, karotenoidet, acidi felonik, etj.

Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa prej përfitimeve shëndetësore që na sjell konsumimi i hurmave:

– Hurmat janë të pasura me kalium, i cili e ulë rrezikun e sulmit në tru deri në 40% dhe e përmirëson funksionin e sistemit nervor

– Përmbajtja e lartë e fosforit po ashtu e përmirëson funksionin e trurit

– Hurmat janë të mbushura me kalcium i cili e përmirëson florën intestinale, dhe në mënyrë efikase e trajton diarrenë

– Hurmat janë të mbushura me fibra, prandaj e përmirësojnë procesin tretës dhe e shtypin apetitin

– Duke qenë një prej burimeve më të pasura të hekurit, hurmat janë të shkëlqyeshme për trajtimin e anemisë dhe për rritjen e rrjedhës së oksigjenit në tru

– Përmbajtja e lartë e magnezit, e cila i zgjeron enët e gjakut, ndikon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut

– Hurmat e detoksikojnë trupin, e lirojnë kapsllëkun, e shpejtojnë metabolizmin, etj.

– Hurmat janë të mira edhe gjatë shtatzënisë sepse e lehtësojnë dhimbjen, e zvogëlojnë gjakderdhjen, e lehtësojnë procesin e lindjes dhe e parandalojnë depresionin pas-lindjes

– Hurmat e krijojnë ndjenjën se jeni ngopur me ushqim, dhe rrjedhimisht ndihmojnë në humbje të peshës.

Mos i humb

MSh: Vaksinimi, mënyra më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet

Opoja.net

Doktorët e syve i tregojnë këshillat që duhet t’i ndiqni për të mos pasur nevojë për syze

Opoja.net

Shkollimi ndërlidhet me një zemër më të shëndetshme

Opoja.net

Me qumësht kundër sëmundjeve të eshtrave

Opoja.net

Perime të cilat pastrojnë organizmin

Opoja.net

Çka është leukemia, si shkaktohet dhe llojet e saj

Opoja.net

A duhet të shqetësohemi për këtë shenjë në syrin tonë? Çfarë është ajo dhe si kurohet

Opoja.net

Kur rrezikohet shikimi i fëmijëve

Opoja.net

Përse bebet e duan lojën e fshehjes?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net