Opoja.net
Meka Mish

Icardi: Ishte një pikë e bukur

Mauro Icardi edhe një herë u tregua hero i Interit, këtë herë në barazimit 1-1 ndaj Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi u shpreh i lumtur me barazimit pasi kjo pikë është shumë e rëndësishme që zikaltrit të kalojnë Grupin B.

“Ishte një pikë e bukur. Ndoshta në pjesën e parë nuk kemi bërë mirë, por pas pushimit jemi paraqitur me mirë dhe pika erdhi”.

Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Barcelonës (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
“Mesazhi që duam të japim është se duam të kalojmë grupin. Dëshira jonë ishte të marrim pikë nga kjo ndeshje pasi ato të radhës nuk do të jenë aspak të lehta. Dhe ia arritëm”.

“Tottenhami? Shpresojmë të bëjmë si në San Siro”, ka thënë Icardi për Sky Sport.

Në katër ndeshjet e para 25-vjeçari në LK ka shënuar tri gola.

Barcelona pas këtij barazimi ka dhjetë pikë, Interi shtatë, kurse Spurs katër dhe në fund vazhdon PSV me një pikë. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Opoja.net

Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net