Opoja.net

Identifikohen gjenet që kontrollojnë kripën në organizëm

Shëndeti

Studimi më i madh i cili ka analizuar efektet gjenetike në shtypjen e gjakut ka ndërlidhur disa versione të ndryshme të gjeneve, të cilat kontrollojnë nivelin e kripës në organizëm- një faktor i rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru.

Kanë ekzistuar qindra gjene dhe variante të tyre të cilat janë ndërlidhur me presionin arterial, transmeton Telegrafi.

“Ajo që e veçon këtë studim është aftësia e gjenotipizimit të 30.000 njerëzve për të krijuar një lidhje me faktin që këto gjene shkaktojnë rritjen e nivelit të peptideve natriuretike dhe në këtë mënyre të ndërlidhen me shtypjen e gjakut”, thotë Dr. Christopher Newton-Cheh.

Newton-Cheh, profesor pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Harvardit dhe në Qendrën për hulumtime gjenetike në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts, ka shtuar se ende nuk është e qartë nëse këto njohuri do të shfrytëzohen në praktikën mjekësore, duke thënë se barnat të cilat shënjestrojnë gjenet ndoshta nuk mund të jenë po aq efektive në kontrollimin e hipertensionit arterial sikurse barnat aktuale për mjekimin e tij.

Megjithatë ky studim jep të dhëna bazike për njohjen e mënyrës patofiziologjike se si shkaktohet shtypja e lartë e gjakut.

Shkencëtarët kanë analizuar variantet e dy gjeneve për këto peptide: peptidit natriuretik atrial (ANP) dhe peptidit tip-B natriuretik (BNP).

Ata kanë gjetur tre variante nga këto peptide, të cilat janë të lidhura me nivelet më të larta të peptideve, të cilat në këtë mënyrë ulin shtypjen e gjakut.

Nivelet larta të peptideve çojnë drejt uljes së shtypjes së gjakut sepse “këto molekula janë të dizajnuara në atë mënyrë që ta largojnë kripën nga organizmi dhe të relaksojnë enët e gjakut”, ka shpjeguar Newton-Cheh. /Telegrafi/

Mos i humb

Shtypja e lartë e gjakut në moshë të re, rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve

Opoja.net

Askush nuk ju ka treguar më parë për këto efekte magjike të qepës

Opoja.net

Nëse ndjeheni tërë kohën të lodhur, ju mund të vuani nga kjo sëmundje serioze

Opoja.net

Pse “qajmë” sa herë presim qepë

Opoja.net

Pesë pemët që e ngadalësojnë rënien e flokëve

Opoja.net

A duhet të laget brusha e dhëmbëve para se të qitni pastën?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net