Opoja.net
Meka Mish e re

Ik nga fitnet (intrigat), sikur që ik nga luani!

Pejgamberi (savs), na ka mësuar dhe paralajmëruar për kohën e fitneve dhe intrigave, të cilat do të ndërrohen njëra pas tjetrës dhe do të jenë si nata e errët.

Pak janë ata në mesin tonë që nuk janë të spërkatur nga valët e fitnes përmes shumëllojshmërisë së mendimeve, ideve, ideologjive, përmes tekeve dhe pasioneve të mendjelehtëve, përmes formave të ndryshme të ekstremizmit që nuk kanë asnjë lidhje me Islamin, pastaj, përmes mos konsekuencës së dijetarëve dhe predikuesve, përmes padrejtësisë, zullumit dhe shtypjes së sundimtarëve, etj.

Prandaj, nuk është për t’u habitur, që ne çdo ditë shohim grindje, mosmarrëveshje dhe ndarje mes muslimanëve, si dhe admirim me mendimin e vet, edhe nëse ai është në kundërshtim me të vërtetën e qartë.

Sot ne shohim fitne dhe intriga në shtëpitë tona, në lagjen tonë, shohim vrasje masakrim të muslimanëve nga ana e armiqve tanë, por gjithashtu edhe vrasje dhe masakra reciproke të grupeve muslimane, dhe secili grup pretendon se është në të vërtetën, kurse ai tjetri është gabim dhe ka dalë nga kuadri i Islamit.

Duke paralajmëruar për kohën e fitneve, Pejgamberi (savs), në njërin nga hadithet e shumta në të cilat flitet për fitnet, ka thënë: “Do të vijë koha kur do të zhduken njerëzit e mirë, dhe do të mbesin të këqijtë (egjrat e njerëzve), të cilët nuk do t’i përmbushin marrëveshjet dhe nuk do ta ruajnë amanetin. Në mesin e tyre nuk do të ketë dallime dhe do të jenë kështu” – dhe Pejgamberi (savs) i thuri gishtat e tij. Ata e pyeten: “O i Dërguari i Allahut, ku është rrugëdalja nga ajo situatë?” Ai u përgjigj: “Përmbajuni asaj që dini nga e vërteta, lëreni atë që nuk e dini, përmbajuni asaj që ju ofrojnë dijetarët, dhe lëreni masat e thjeshta.” (Ahmedi në Musned)

Përmes këtij, si edhe shumë haditheve të tjerë, Pejgamberi (savs), na mëson që të ikim nga fitnet, sikur që ikim nga luani. Sepse flaka e fitnes e shkatërron çdo gjë para saj: e shkatërron familjen, lidhjet vëllazërore, martesat, e shkatërron jetën.

Pse fitneja është kaq e rrezikshme dhe shkatërruese?

Dijetarët islamik i përmendin tri arsye të rëndësishme, se pse fitneja është e rrezikshme:

(1) – Në kohën e fitnes shpirtrat njerëzor më tepër refuzojnë që ta pranojnë të vërtetën.

(2) – Prania e shejtanit në kohën e fitnes, posaçërisht vjen në shprehje.

(3) – Shumica e njerëzve nuk e njohin fitnen kur vjen, por kur shkon, ashtu siç të ka thënë Hasan el-Basriu: “Dijetari e sheh fitnen kur vjen, kurse bota e zakonshme e sheh kur kalon dhe shkon.” Dhe lehtë është të njihet fitneja kur shkon, sepse lë shkreti pas vetes.

Pejgamberi (savs), na ka mësuar se shpëtimi nga fitneja është njohja, kuptimi dhe pasimi i Kuranit dhe Sunnetit, dhe ai që e posedon këtë dritë me të cilën lëviz në mesin e njerëzve, Allahu i Plotfuqishëm, atë do ta shpëtojë nga fitneja dhe konfuzioni.

Sepse, nëse me një fjalë e përshkruajmë shkakun e stagnimit dhe krizës së muslimanëve sot, atëherë kjo me siguri është injoranca (xhehli). Këtu, para së gjithash, mendojmë në mungesën e njohurive rreth Allahut, injoranca në lidhje me fenë, injoranca dhe mosnjohja e ligjshmërive dhe urtësive, mosnjohja e qëllimit të krijimit dhe jetës në Tokë, e të ngjashme.

Të gjitha llojet përmendura të injorancës, kanë bërë që muslimanët sot të gjenden në fund të karvanit njerëzor në të gjitha fushat shkencore dhe të jenë pasues të thjeshtë. Injoranca apo mosnjohja e Kuranit dhe Sunnetit, ka shkaktuar mosmarrëveshje dhe përçarje mes muslimanëve, mosekzistim të një objektivi dhe qëndrimi të përbashkët, si dhe mos tubim rreth një fjale të përbashkët, kurse injoranca, nga ana e saj, është shkaku dhe pengesa e rënies morale, e cila është e dukshme në shoqëritë muslimane.

Mos i humb

Bëjeni të lumtur nënën tuaj, pastaj edhe Allahu do t’ju bëjë juve

Opoja.net

Kujdesuni për gabimet tuaja, jo për gabimet e njerëzve të tjerë …

Opoja.net

Devotshmëria midis mundësive dhe përtacisë

Opoja.net

Kur namazi është në vendin e parë në jetën tuaj, gjërat tjera automatikisht e zënë vendin e vet të duhur

Opoja.net

Dhe vjen fundi i ramazanit

Opoja.net

Zekati i fitrit – Rregulla dhe dobi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net