Opoja.net
Meka Mish

Instagram Stories tani ndan videot e gjata në segmente, automatikisht

Storiet e Instagram-it janë projektuar të jenë të shkurtra dhe mbreslënëse. Sidoqoftë ka përdorues që mund të preferojnë të ngarkojnë video nga telefoni, dhe lajmi i mirë është se tani aplikacioni mbështet këtë tipar. Para kësaj, Stories ishin të kufizuara në 15 sekonda për klip, dhe në rast se ishin më të gjata, përdoruesit ishin të detyruar të shkurtojnë videot vetë.

Megjithatë sipas përdoruesit të Reddit T0oYoung, duket se Instagram tani po i zvogëlon videot për përdoruesit. Në thelb, kur ngarkoni një video që zgjat më shumë se 15 sekonda, Instagram do të jetë në gjendje t’i prej ato video në segmente, që do të thotë se nuk duhet të keni njohuri se si të ndani videot në mënyrë që të përfitoni nga kjo veçori.

E SPONSORUAR

Top 5 arsyet pse duhet të bleni shtëpi në lagjen Qershia në Veternik

Instagram ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht këtë veçori, kështu që është e mundur që ata thjesht janë duke e testuar atë. Gjithashtu, çfarë është interesante të theksohet është se bazuar në videon e mësipërme, duket se ndërsa videoja mund të ishte incizuar në një të vetme, kur videoja ndahet dhe segmentohet, redaktimet si teksti dhe filtrat e shtuar në segmentin e parë, nuk përcjellen në segmentet tjera.

Megjithatë, përkundër kësaj të mete, mund të jetë e dobishme për ata që duan të ngarkojnë video më të gjata. /Telegrafi/

Mos i humb

Aplikacioni i popullarizuar, që është shkarkuar më së shumti

Opoja.net

Facebook do t’i paguajë njerëzit për informacionet se si e përdorin telefonin

Opoja.net

Instagram prezanton aftësinë e shtimit të teksteve të këngëve në Instagram Stories

Opoja.net

Hakerat mund të marrin fjalëkalimin tuaj duke dëgjuar se si i shtypni shkronjat

Opoja.net

Windows 10 përforcon pozitën prijëse mes sistemeve operative desktop

Opoja.net

AMD prezantoi procesorët 12-core, me çmim shumë ekonomik (Foto)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net