Opoja.net
Meka Mish

Ismaili: Çmime të njëjta për barnat e njëjta në secilën barnatore në të gjithë Kosovën

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar sot debat publik për Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve mjekësore.

Gjatë këtij diskutimi, ministri Ismaili tha se iniciativa për finalizimin e këtij dokumenti është i rëndësishëm për shumë arsye, por, më rëndësishmja, do të jetë ruajtja e buxhetit të shtetit dhe xhepit të qytetarëve.

“Çmime të njëjta për barnat e njëjta në secilën barnatore, në të gjithë Kosovën, që t’u japim fund shpenzimeve shumë të larta të qytetarëve në blerjen e barnave”, ka thënë ministri Ismaili.

Ministri Ismaili tha se Kosova është vendi i vetëm në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk e kanë të rregulluar blerjen e barnave me çmime referente.

“Për ta ruajtur xhepin e qytetarëve, buxhetin e shtetit, dhe për ta hequr Kosovën nga kjo “listë e zezë”, në bashkëpunim të afërt me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ne kemi hartuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave”, shtoi ministri Ismaili.

Udhëzimi Administrativ, pas futjes në fuqi, do të rregulloj çmimet e të gjitha barnave: Atyre që janë në Listën Esenciale, atyre që do të jenë të reimbursuara nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, si dhe, atyre që do të përshkruhen nga mjeku. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit të Serbisë

Opoja.net

Gashi në Berlin: Kosova e përkushtuar në bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë

Opoja.net

Kosovari i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Opoja.net

Përfaqësuesit e Preshevës: Bashkimi me Kosovën, e vetmja zgjidhje

Opoja.net

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e NATO-s “Immediate Response-19”

Opoja.net

Rreth gjashtë muaj nga vendosja e taksës – eksporti i produkteve serbe në Kosovë ka rënë prej 98.2 për qind

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net