Januzi: Mbështetje e vazhdueshme për projektet bujqësore

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes granteve investive dhe pagesave direkte për sektorin e bujqësisë, ka ndikuar në shtimin e prodhimtarisë bujqësore në vend. Kjo mbështetje e ministrisë do të vazhdojë edhe sivjet, ku investimet e ministrisë përmes programeve mbështetëse arrijnë në 48 milionë euro.

Kështu është shprehur zëvendësministri i MBPZHR-së, Vezir Januzi, në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Zhvillimi Ekonomik i Bujqësisë në Kosovën Jugore”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, ka theksuar se projektet e tilla ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend, si dhe stimulimin dhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe përpunimit bujqësor në vend. Ai tha se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin projektet bujqësore të fermerëve në gjithë vendin.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-