Opoja.net
Meka Mish

Jardim, një nga alternativat e Realit për trajner

Real Madridi është duke menduar të emërojë në të ardhmen si trajner të skuadrës së parë portugezin, Leonardo Jardim.

Sipas ESPN, 44-vjeçari aktualisht është pa skuadër pasi muaj më parë ai është shkarkuar nga Monaco pas rezultateve të dobëta në fillim sezoni.

Aktualisht në krye të Los Blancos është Santiago Solari, por argjentinasi aktualisht është vetëm trajner i përkohshëm.

Leonardo Jardim në para-miqësoren ndaj VfL Bochum me AS Monaco (Foto: Christof Koepsel/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Solari është duke e zëvendësuar mirë Julen Lopeteguin, në dy ndeshjet e para me Realin ka dy fitore.

Por, pavarësisht kësaj argjentinasi nuk shikohet si një zgjidhje afatgjate.

Jardim më parë ka menaxhuar Bragan, Olympiakosin dhe Sporting CP para se të merrte drejtimin e Monacos në vitin 2014.

Te skuadra francezi ai qëndroi për katër vite, arritja më e madhe ishte gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Rashica flet për sezonin e jashtëzakonshëm që kaloi te Werderi: Vit pozitiv, edicionin tjetër do bëjmë edhe më mirë

Opoja.net

Mbappe ia hap derën Realit: E ardhmja ime mund të jetë diku tjetër

Opoja.net

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Opoja.net

Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net