Kapen në Vërmicë vjedhësit e perimeve në Prizren

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Pas një pune intensive te njësive te stacionit policor ne Prizren, e në bashkëpunim me njësinë e pikës se kalimit kufitare ne Vërmicë është arritur që të ndalet vetura me targa të Shqipërisë AA 705 CT ‘Renault Megane’, pasi që dyshohet se me të ishin kryer vepra penale vjedhje të perimeve të ndryshme në tregun ‘Fatoni’ ne Prizren, Rr.” Wiliam Woker”, dhe më pas vjedhësi5t ishin larguar në drejtim te pikës kufitare Vërmicë.

Personat e dyshuar janë ndaluar në pikën kufitare e pastaj janë shoqëruar në stacionin policor Prizren. Vetura është sekuestruar se bashku me sendet që dyshohet se janë vjedhur. Janë identifikuar dy të dëmtuarit, të cilëve në konsultim me prokurorin Shtetit gjësendet e vjedhura (perimet e vjedhura) iu janë kthyer . Dy personat e dyshuar me aktvendim të prokurorit Shtetit janë ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësit përkatëse.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-