“Lajmërohem” apo “paraqitem”?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Këndi Letrar

Si duhet të themi? “Lajmërohem” apo “paraqitem”? Lëshimet gjuhësore mund të jenë të niveleve të ndryshme. Nëse flasim për gjuhën e shkruar, dihet se shenjat e pikësimit, aspekti morfologjik e sintaksor gabohen. Aspekti leksikor, përndryshe, temë e këtij artikulli, nuk gabohet shpesh, por çështja është se fjalori ynë është i varfër dhe se nuk përzgjedhet fjala e duhur, qoftë në të shkruar a në të folur.

Rasti që në këtë shkresë parashtrojmë e shtjellojmë është folja që duhet përdorur në rast kur duam të themi se telefonojmë. Pra, në vend se të themi iu “paraqita” filanit, themi iu “lajmërova” atij.

Çfarë thotë Fjalori Elektronik Shpjegues?

Nëse i referohemi Fjalorit Elektronik Shpjegues, folja “për t’u lajmëruar/lajmërohem” do të thotë të marrësh lajm, të informohesh. Vlen të ceket se folja “lajmëroj” ka vetëm një kuptim dhe ai është ai që cekëm më lart.

Ndërkaq, veprorja e foljes “paraqes”, gjegjësisht kuptimi i dytë i saj, gjithnjë në bazë të Fjalorit Elektronik Shpjegues, më shumë i përshtatet kur kemi të bëjmë me këtë situatë. Kuptimi i dytë i kësaj folje, pra, është: “I them një tjetri emrin dhe kush jam.” që përshkruan veprimin në fjalë.

Kur thamë më lart në shpjegimin e situatës në fjalë, e përdorëm foljen “telefonoj”. Zaten më së miri është të themi “i telefonoj”, por nëse duam të përdorim folje tjetër është edhe folja “paraqitem”, por kurrsesi të themi “lajmërohem”, sepse devijohet kuptimi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-