Opoja.net

KB “ Kalaja”, shans historik që Prizreni nga sonte t’i ketë dy skuadra në Superligë

Sport

Sonte nga ora 19:15 minuta, në Palestren e Sporteve në Prizren, zhvillohet ndeshja e dytë e Play out-it ndërmjet KB “ Kalaja” nga Prizreni dhe KB “ Borea” nga Peja. Prizrenasit në ndeshjen e parë të zhvilluar në Pejë ditën e dielë, pas një loje bravuroze, ia kanë dalur të korrin fitore me 9 pikë kosh dallim 93:84 ndaj skuadrës pejane, e cila po lufton për të siguruar mbijetesën në eliten e basketbollit kosovar.

Kjo fitore e madhe në Pejë tani e favorizon më tepër skuadrën prizrenase, e cila ka mundur fare lehtë që të sigurojë inkuadrimin në elitë po të ishte më e suksesshme se skuadra KB “ Lipjani”, ku pas dy ndeshjeve të zhvilluara, nuancat kishin vendosur në favor të lipjanëve. Në taborrin prizrenas e cila përbëhet kryesisht prej djelmoshave prizrenas si : Qendrim Ajazaj, Somel Shaqiri, Edmond Kryeziu, Ujkan Karanezi etj , të ndihmuar nga amerikani i vetëm , Xavier Newson, e të drejtuar me mjaft sukses nga trajneri, Arbnor Rifati, është një mobilizim maksimal para kësaj sfide vendimtare, përkundër faktit që skuadra ka shënuar fitore në takimin e parë në Pejë.

Drejtuesit, stafi dhe të gjithë lojtarët e KB “ Kalaja”, ftojnë tifozët dhe bashkëqytetarët që sonte të mbushin Palestren e Sporteve në Prizren, për të përkrahur skuadrën drejt arritjes së objektivit final, inkuadrimit në Superligë.

Loading...

Mos i humb

Liverpool merr fitoren e 30 këtë sezon në Premierligë, marshon drejt 100 pikëve

Fari Kolloni

Barcelona fiton derbin ndaj Espanyolit, pret gabimin e Real Madridit

Fari Kolloni

Dy lojtarët e njohur shqiptarë rezultojnë pozitivë me koronavirus

Fari Kolloni

Barcelona nuk heq dorë për Lautaron

Fari Kolloni

Rashica – Schick, dyshja që po synon Rangnick ta transferoj gjatë verës të Milan

Fari Kolloni

Ibrahimoviç vjen me deklaratë bombastike pas fitorës kundër Juventusit

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net