Opoja.net
Meka Mish

KEDS-i thotë: Kysmet do të vijmë ta rregullojmë

Kuvendari i LDK-së në Kuvendin e Prizrenit, Petrit Hoxhaj ka reaguar në faqen e tij në fejsbuk ndaj KEDS-it, lidhur me mos intervenimin dhe sanimin e shtyllave elektrike në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku sipas tij ka dy vite që KEDS-i është i informuar dhe nuk ka ndërmarrë asgjë , edhe pse këto shtylla elektrika po paraqesin rrezikshmëri për banorët e këtij lokaliteti. Ai shprehet i shqetësuar ndaj KEDS-it për neglizhencën e tyre në rajonin e Vërrinit

Ja reagimi i plotë:

Ka që dy vite që është lajmëruar KEDS-i për këtë gjendje të rrezikshme të shtyllave elektrike në Vlashnje , por përgjigjja e KEDS-it është :
“Kysmet, do të vijmë ta rregullojmë”
Por unë kam një pyetje, kur është ky “Kysmet “që ju të vini, apo ndoshta duhet të ndodh ndonjë fatkeqësi, e ju të intervenoni.
Sinqerisht, është shumë shqetësuese çështja e KEDS-it në zonën e Vërrinit”, ka shkruar kuvendari, Hoxhaj ./tvprizreni.info/

Mos i humb

Prizren 1999, nënkoloneli serb i veshur si civil në mesin e shqiptarëve vëzhgon hyrjen e trupave të NATO-s

Opoja.net

Nxënësit e Gjakovës dhe Prizrenit mbajnë testin e maturës

Opoja.net

Vazhdojnë të rriten dërgesat e diasporës në Kosovë

Opoja.net

Me lule, duartrokitje e ovacione mijëra qytetarë mirëpritën Bill Clinton në Prishtinë (Video)

Opoja.net

Maturantët sërish edhe këtë vit me plane se si të kopjojnë në Testin e Maturës

Opoja.net

Clinton: Kosova meriton të jetë në BE dhe në NATO, si shtet i pavarur

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net