Këta janë donatorët që ndihmuan 50 familje në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Ashtu siç edhe raportuam dje, Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me komunën e Dragashit, kanë ndarë pako me gjëra ushqimore për 50 familje në nevojë.

Ndërsa sot media ka publikuar donatorët e këtij aksioni humanitar:
Zeqir Krasniqi – Prishtinë (ka ndihmuar 20 familje)
Amir Gurgurofci (ka ndihmuar 19 familje)
LV – Reçanë (ka ndihmuar 10 familje)
Durim Destani – Zvicër (ka ndihmuar një familje)

Ndërkohë sot në një postim në Facebook, asambleisti i LVV-së, Laurat Krasniqi, ka përgënjeshtruar lajmin se komuna ka kontribuuar në aktivitet.

“Komuna e Dragashit nuk ka kontribuar asgjë në këtë aktivitet. Komuna po tenton të përfitoj nga rastet të tilla dhe nga fatkeqësia e gjendjes së renduar ekonomike e banorëve lokal”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Opoja Sot/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-