Opoja.net

Këto dy ndeshje e presin Kosovën në muajin qershor

Kosova dhe Bullgaria u ndan baraz mbrëmë në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Kosova e zhvilloi mbrëmë ndeshjen e dytë për muajin mars dhe tani “Dardanët” do ta kalojnë një kohë larg ekipit kombëtar.

Pas katër muajve e dy ditëve pritje, Kosova ishte kthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen miqësore kundër Danimarkës. Vetëm katër ditë më vonë, “Dardanët” e pritën në shtëpi Bullgarinë.

Këto dy ndeshje përfunduan baras për Kosovën dhe djelmoshat e Bernard Challandes u shprehën veçanërisht të zhgënjyer që s’kishin arritur të sigurojnë fitore në ndeshjen kundër Bullgarisë.

Megjithatë, kosovarët do të duhet të presin deri në qershor për t’u hakmarrë e për ta kërkuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Fillimisht, Kosova do ta vizitojë Malin e Zi më 7 qershor në stadiumin e qytetit të Podgoricës. Ndërsa, tri ditë më vonë, më 10 qershor, “Dardanët” do të udhëtojnë në stadiumin Vasil Levski, për ndeshjen kundër Bullgarisë.

Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për EURO 2020, ku marrin pjesë edhe Anglia dhe Republika Çeke.

Pas barazimit 1:1 me Bullgarinë, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian, megjithatë me një ndeshje më pak të zhvilluar se Anglia e Bullgaria që radhiten para Kosovës.

Mos i humb

Barcelona fiton ndaj Alavesit, një hap larg titullit

Opoja.net

Zidane e zgjedh portierin e parë të Real Madridit – Navas qëndron, Courtois largohet

Opoja.net

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bullgari – Kosovë, këto janë çmimet

Opoja.net

Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

Opoja.net

Klubet italiane dhe gjermane kanë shprehur interesim për Vedat Muriqin

Opoja.net

Fitim Tefiku nga Opoja pjesë e sportit më të ri të Kosovës ” Badminton “

Opoja.net

Barcelona, gjashtë ndeshje për ta siguruar tripletën

Opoja.net

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur, shënon gol në udhëtim te lideri Basaksehir

Opoja.net

Reali interesohet për një katalunas, Grimaldo objektiv i Los Blancos

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net