Opoja.net

Kjo është pasuria e zyrtarëve në Komunën e Dragashit

Deklarimi i pasurisë tek Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit, nga ana e zyrtarëve në Komunën e Dragashit, për vitin 2016.

Portali “Opoja.net”, ka nxjerr të gjitha të dhënat e secilit zyrtarë të Komunës së Dragashit dhe në vazhdim në bazë të rendit alfabetik do të ju sjell pasurinë e 29 zyrtarëve të kësaj komune.

Ahmet Bahtijari, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 56 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi më 180 metrave katror në vlerë prej 50 mijë euro, dhe tokë të trasheguar 100 ari më vlerë 6 mijë euro. Ahmeti po ashtu ka deklaruar se ka një veturë të tipit “Pegeaut 206”, të blerë në vitin 2003, vlera e të cilit është 3 mijë e 500 euro, pashtu edhe një veturë të tipit “Opel Zafira 1800”, të blerë në vitin 2015, vlera e të cilit është 6 mijë euro.

Ahmet Bahtijari, të hyrat vjetore nga Komuna e Dragashit, i ka 8 mijë 484 euro. Gjithashtu të hyra vjetore nga fëmijet e tij i ka njëri nga puna në Zvicrra me 65 mijë 196 euro dhe tjetëri nga autoservisi në Dragash me 5 mijë e 200 euro.

Arijeta Skeraj, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ajo pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 110 mijë eurove.

Në këtë pasuri ajo ka një shtëpi 100 metrave katror të trasheguar nga gjyshi në vlerë prej 30 mijë euro, ka tokë bujqësore 50 ari më vlerë 20 mijë euro, dhe një banesë 103 metrave kator më vlerë 60 mijë euro. Arjeta po ashtu ka deklaruar se ka një veturë të tipit “Golf V”, të blerë në vitin 2004, vlera e të cilit është 4 mijë euro.

Arijeta Skeraj, të hyrat vjetore nga Spitali Qëndror Prizren, i ka 510 euro. Gjithashtu të hyra vjetore nga bashkëshorti i saj i ka 480 euro.

Avni Nebiu, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 57 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi më 200 metrave katror në vlerë prej 10 mijë euro, dhe tokë e punuar  25 metrave kator më vlerë 47 mijë euro.

Avni Nebiu, të hyrat vjetore nga Komuna e Dragashit, i ka 9 mijë 814 euro.

Arbnora Kryeziu, ka deklaruar vetëm të hyrat vjetore nga Komuna e Dragashit, të cilat i ka 3 mijë euro, dhe nga bashkëshorti i punësuar në MMPH në Prizren, të hyrat vjetore i ka 4 mijë 128 euro.

Artan Loshaj në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 232 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një banesë 68 metrave katror  në vlerë prej 30 mijë euro, dhe tokë 202 metrave kator më vlerë 202 mijë euro.

Artan Loshaj, të hyrat vjetore nga QKMF në Dragash i ka 480 euro dhe nga Komuna e Dragashit të hyrat vjetore i ka 240 euro.

Bahtijar Berisha, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 660 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka 2 shtëpi, tokë dhe një banesë. Bahtijari po ashtu ka deklaruar se ka një veturë të blerë në vitin 2003, vlera e të cilit është 3 mijë e 500 euro.

Berisha po ashtu ka deklaruar se ka gjithsej 7 mijë e 900 euro para të gatshme në bankë.

Bahtijar Berisha, të hyrat vjetore nga biznesi dhe kompani private 44 mijë euro, gjithashtu nga komuna e Dragashit të hyra vjetore i ka 2 mijë 496 euro.

Bean Haxhiasan,  në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 31 mijë eurove.

Bean, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 602 euro.

Bajram Hodza, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme nuk e ka të përshkruar me vlerë të parave.

Ai ka të deklaruar një veturë të tipitm, “Opel Zafira” të blerë në vitin 2015 në vlerë prej 4 mijë 500 euro.

Bajram Hodza, të hyrat vjetore nga nga banka në Prishtinë i ka 7 mijë e 236 euro.

Emine Kurteshi, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ajo pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 70 mijë eurove.

Në këtë pasuri ajo ka një shtëpi 100 metrave katror në vlerë prej 55 mijë euro, ka tokë 42 ari më vlerë 5 mijë euro, ka një objektë 20 metrave katror më vlerë 10 mijë euro. Eminja po ashtu ka deklaruar se ka një veturë të tipit “Bora”, të blerë në vitin 2014, vlera e të cilit është 6 mijë euro.

Emine Kurteshi, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 13 mijë 740 euro, gjithashtu nga bashkëshorti të hyra vjetore nga komuna e Dragashit i ka 6 mijë 320 euro dhe djali ka një bursë studentore 420 euro.

Granit Rifaj, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai ka të deklaruar një veturë të tipit ” Opel Astra” të vitit 1991.

Granit Rifaj, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 5 mijë e 400 euro, dhe nga Eurokos JH të hyrat vjetore i ka 3 mijë 540 euro.

Hajri Ramadani, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 40 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi më 250 metrave katror në vlerë prej 30 mijë euro, dhe tokë 160 metrave kator  më vlerë 10 mijë euro.

Hajri Ramadani, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 7 mijë 841 euro, dhe ka një kamion në kompenzim me vlerë 168 euro.

Ish kryetari i Komunë së Dragashit, Halim Shemsedini, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 90 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi më 250 metrave katror në vlerë prej 90 mijë euro.

Halim Shemsedini, të hyrat vjetore nga pensioni i ka 308 euro.

Luljete Berisha, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ajo pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 150 mijë eurove.

Në këtë pasuri ajo ka një shtëpi 10 metrave katror në vlerë prej 30 mijë euro, ka tokë bujqësore  më vlerë 50 mijë euro, dhe një banesë 118 metrave kator më vlerë 70 mijë euro.

Luljeta po ashtu ka deklaruar se ka gjithsej 450 euro para të gatshme në bankë, dhe ka një kredi për 25 vite më vlerë 70 mijë euro.

Luljete Berisha, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 2 mijë e 496 euro, dhe bashkëshorti nga banka 6 mijë e 600 euro.

Mersiha Memisi, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ajo nuk ka deklaruar asgjë, vetëm të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 3 mijë euro.

Nazmije Velija, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ajo nuk ka deklaruar asgjë, vetëm të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 3 mijë euro.

Nexhat Isufi, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 65 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi 128 metrave katror  në vlerë prej 40 mijë euro, dhe tokë 2 mijë 500 metrave kator më vlerë 25 mijë euro.

Ai ka të deklaruar një veturë të vitit 2009, më vlerë prej 1 euro e 10 cent.

Nexhat Isufi, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 1 mijë 161 euro, nga pensioni në TMK i ka 2 mijë e 400 euro dhe nga eko regjioni i ka 4 mijë e 800 euro.

Nevzat Hamza, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 160 mijë eurove.

Ai ka të deklaruar një veturë të vitit 2014, më vlerë prej 3 mijë e 500 euro.

Nevzat Hamza, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 2 mijë e 500 euro, dhe nga biznesi 6 mijë euro.

Nuro Ismaili, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 252 mijë 400 eurove.

Nuro Ismaili, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 5 mijë 280 euro, dhe nga prindi 900 euro.

Reshit Qafleshi, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 120 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi 300 metrave katror  në vlerë prej 80 mijë euro, dhe tokë 90 ari më vlerë 40 mijë euro.

Ai ka të deklaruar një veturë të tipitm, “Opel Frontera” të blerë në vitin 2012 në vlerë prej 2 mijë euro.

Reshit Qafleshi, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 613 euro.

Sadrija Beadini, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 70 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi 250 metrave katror  në vlerë prej 45 mijë euro, dhe tokë 5 mijë metrave kator më vlerë 25 mijë euro.

Sadrija Beadini, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 6 mijë 999 euro, dhe nga prindi prej pesionit të rregullt 1 mijë 896 euro dhe nga pensioni i pleqërisë 900 euro.

Selami Saiti, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 35 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi 140 metrave katror  në vlerë prej 25 mijë euro, dhe tokë 3 mijë metrave kator më vlerë 10 mijë euro.

Selami Saiti, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 94 mijë 768, dhe prindi nga pensioni 2 mijë 580 euro.

Shqipe Halili-Berisha, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 55 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi 2 ari në vlerë prej 30 mijë euro, dhe tokë 3.5 ari më vlerë 25 mijë euro.

Shqipja,  të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 2 mijë 700 euro dhe nga Drejtori e Arsimit 5 mijë 4 euro. Ndërsa bashkëshorti të hyrat vjetore i ka 5 mijë 448 euro.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 70 mijë eurove.

Në këtë pasuri Kryetari ka dy shtëpi 130 metrave katror më vlerë 30 mijë euro dhe 180 metrave katror më vlerë prej 25 mijë euro, ka tokë 50 ari më vlerë 15 mijë euro.

Kryetari Jenuzi ka të deklaruar një veturë të blerë në vitin 2012 në vlerë prej 3 mijë e 500 euro.

Salim Jenuzi, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 15 mijë 812 euro dhe një shtesë 200 euro. Nga fëmijet ai ka të hyra vjetore 12 mijë euro.

Serif Aga, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 50 mijë eurove.

Ai, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 653 euro.

Vehbi Nazifi, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 340 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka nje shtëpi 2.5 ari më vlerë 30 mijë euro, pllacë më vlerë 150 mijë euro, dhe tokë bujqesore 160 mijë euro.

Ai ka të deklaruar një veturë të blerë në vitin 2013 në vlerë prej 3 mijë euro, dhe paisje per veterinari 3 mijë e 500 euro.

Vehbi po ashtu ka deklaruar se ka gjithsej 200 euro para të gatshme në bankë.

Vehbi Nazifi, të hyrat vjetore nga komuna e Dragashit i ka 2 mijë e 400 euro, dhe nga Pro vet i ka 4 mijë euro.

Ymridin Fetahu, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 85 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi 250 metrave katror në vlerë prej 45 mijë euro,  pyje private 80 metrave kator më vlerë prej 10 mijë euro dhe tokë 10 mijë metrave katror më vlerë 10 mijë euro.

Ai ka të deklaruar një veturë të tipit “Golf 3” të blerë në vitin 1993 në vlerë prej 3 mijë euro.

Ymridin Fetahu, të hyrat vjetore nga Drejtori e Arsimit i ka 5 mijë e 724 euro, ndërsa nga Komuna e Dragashi i ka 2 mijë 640 euro, dhe prindi i tij i ka të hyrat vjetore 18 mijë e 900 euro.

Ymridin Krasniqi, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 54 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi 240 metrave katror në vlerë prej 50 mijë euro, dhe tokë 400 ari më vlerë 4 mijë euro.

Ai ka një kredi prej 8 mijë euro për rinovimin e shtëpisë.

Ymridin Krasniqi, të hyrat vjetore nga Drejtori e Arsimit i ka 5 mijë e 280 euro, ndërsa nga Komuna e Dragashi i ka 2 mijë e 308 euro, dhe fëmiju i tij nga bektelenka të hyra vjetore i ka 6 mijë euro.

Zaim Hajredini, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ai pasuri të paluajtshme ka në vlerë prej 110 mijë eurove.

Në këtë pasuri ai ka një shtëpi 500 metrave katror në vlerë prej 60 mijë euro,  livadhe 400 metrave kator më vlerë prej 30 mijë euro dhe tokë punuese 2 mijë metrave katror më vlerë 20 mijë euro.

Ai ka të deklaruar një veturë të blerë në vitin 2013 në vlerë prej 4 mijë e 300 euro, ka një traktor më një vlerë 4 mijë e 500 euro dhe ari më vlerë 5 mijë e 200 euro.

Zaimi po ashtu ka deklaruar se ka gjithsej 2 mijëeuro para të gatshme në bankë, dhe kredi prej 2 mijë e 500 euro.

Zaim Hajredini, të hyrat vjetore nga Drejtori e Arsimit i ka 5 mijë 269 euro, ndërsa nga Komuna e Dragashi i ka 2 mijë e 916 euro.

Zinaida Elmazi, në bazë të deklarimit të pasurisë në AKK, ka të deklaruar vetë të hyrat vjetore nga Komuna e Dragashit 4 mijë e 562 euro.

© Opoja.net

Mos i humb

Të dielën e mësojmë kush do ta drejtojë LDK-në në Dragash!

Opoja.net

Mësuesi Ymridin Myrtezani pensionohet me një poezi shumë emocionuese

Opoja.net

Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, me nxënësit e komunës së Dragashit

Opoja.net

Udhëheqësi i sektorit të bujqësisë së Dragashit po qëndron për vizitë studimore në Lubjanë të Sllovenisë

Opoja.net

Me rastin e Ditës së Librit, Qendra e VV në Sharr dhurojnë libra në Biblotekën e Qytetit

Opoja.net

Nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë mbollën lule për nder te ditës së Tokës

Opoja.net

Ciceronët e ardhshëm të gjuhës angleze prezantuan vendet turistike të Prizrenit

Opoja.net

Fitim Tefiku nga Opoja pjesë e sportit më të ri të Kosovës ” Badminton “

Opoja.net

Janë mbajtur ligjërata nga të rinjet e kuvendit të Dragashit për nder të Javës Ekologjike

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net