Koha e iftarit gjatë udhëtimit

Opoja.net Opoja.net Artikuj

PYETJE:
Esselamu alejkum!

Unë jam shofer profesionist i transportit ndërkombëtar. Kam vendosur që ta agjëroj Ramazanin, nëse Allahu ma mundëson (in sha Allah!).
Mirëpo, kam nevojë për këshillë: Nëse e filloj agjërimin në Bosnje, unë po atë ditë për iftar do të jem në Gjermani (ose në ndonjë vend tjetër). Me cilën vakti duhet të veproj, apo ndoshta ka rregullore të posaçme për raste të tilla?
Faleminderit paraprakisht për përgjigjen.

PËRGJIGJE:
Alejkum selam!

Agjëruesi duhet të hajë syfyr (ta fillojë agjërimin) dhe të bëjë iftar (ta përfundojë agjërimin) sipas vendit në të cilin ndodhet në atë moment, pavarësisht nga ndryshimi i kohës së iftarit në vendin e mbërritjes në krahasim me vendin ku e ka filluar agjërimin.
Ai duhet t’i përmbahet kohës lokale (vaktisë së atij vendi) në çdo rast. Prandaj, ju si udhëtar, keni të drejtë të mos agjëroni kur jeni në rrugë, dhe pastaj t’i kompensoni ato ditë pas Ramazanit. Mirëpo, nëse vendosni të agjëroni, që është edhe më mirë sipas Kuranit, atëherë ju duhet të bëni iftar sipas vaktisë së vendit ku ndodheni në kohën e iftarit. E njëjta gjë vlen edhe për syfyrin.

/Fetva-i emin në BIH, Prof. dr. Enes Levakoviq/

Perktheu: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-