Opoja.net
Meka Mish

Kompanisë “Gjirafa” i bllokohet qasja në Shqipëri, reagon drejtori Mërgim Cahani

Kompanisë “Gjirafa” i bllokohet qasja në Shqipëri, reagon drejtori Mërgim Cahani

Drejtori i kompanisë “Gjirafa”, Mërgim Cahani, ka njoftuar se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në Shqipëri ka bllokuar kompaninë e suksesshme kosovare, “Gjirafa”.

Cahani ka thënë se bollkimi i Gjirafashqip, nga AMA, është bërë pa paralajmërim, duke mos dhënë asnjë arsye.

“GjirafaShqip është njëra ndër startupet më të suksesshme jo vetëm në rajon mirëpo edhe në botë, e fundit si top 13 startupet në Evropë duke përfaqësuar Shqipërinë, dhe AMA na “shpërblen” me bllokimin e faqes në Shqipëri pa arsye apo lajmërim”, ka shkruar Cahani në Twitter.

Ai ka sqaruar se bllokimi i “Gjirafa”, ka ndodhur dy javë më herët dhe ende vazhdon të mbetet e tillë.

“Gjirafa ende e bllokuar (https://video.gjirafa.com ) në disa ISP në Shqipëri gati që dy javë. Si duket autoriteti AMA ka bërë kërkesën për bllokim në AKEP. Gjirafa gjithmonë ka punuar dhe vazhdon të punon me origjinalitet, kreativitet, dhe në kuadër të ligjit dhe bazës etike”, ka sqaruar Cahani./Telegrafi

KG 1

Mos i humb

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net

Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Opoja.net

Gripi shkakton viktima

Opoja.net

Shqiptarët udhëtojnë pa viza në një tjetër vend të botës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net