Opoja.net
Meka Mish

Komuna e Dragashit dërgon delegatët e punëtorët në vizitë studimore

Delegatët dhe punëtorë tjerë nga Komuna e Dragashit do të bëjnë një vizitë studimore në disa qytete të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në njoftimin e Komunës së Dragashit, thuhet se vizita do të kushtojë 9,500 euro dhe në të do të marrin pjesë 30 persona, njofton Opoja Sot.

Vizita studimore e delegatëve dhe shërbimit të Kuvendit të Komunës së Dragashit në Maqedoni dhe Shqipëri do të organizohet në qytetet Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Pogradec.

Në bazë të përshkrimit të kontratës që ofron komuna, akomodimi i delegatëve dhe shërbimit të Kuvendit në hotel do të jetë e tipit “All inclusive” me përzgjedhje sipas dëshirës (tri racione ditore).

Gjithashtu në kontratë shkruhet se akomodimi për delegatët në dhomat e hotelit duhet të jetë maksimumi 2 (dy) persona.

Vizita do të zgjatë katër ditë e tri net, dhe në bazë të një përllogaritje të thjeshtë, secili nga këta zyrtarë komunal do të shpenzojë nga buxheti i Komunës së Dragashit nga 315 euro. /Opoja Sot/

Mos i humb

KFOR-i do të kryej ushtrim në fshatin Zhur

Opoja.net

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Opoja.net

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Opoja.net

Haradinaj thotë se taksa 100 për qind për Serbinë mund të jetë e përjetshme

Opoja.net

20 vjet nga çmilitarizimi i UÇK-së

Opoja.net

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net