Opoja.net
Meka Mish

Konsumatorët të rrezikuar nga produktet jocilësore

15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke vlerësuar tejet të rëndësishme mbrojtjen e konsumatorit nga fundit i vitit 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit. Ndërsa tashmë ka edhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Megjithatë, Qytetarët e Kosovës ende janë të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues me mallra të kontrabanduara.

Ankesat që janë paraqitur, edhe nga raportimet e mëhershme, janë nga të gjitha sektorët, duke bërë që qytetarët të jenë të pakënaqur me shërbimet apo produktet që ju ofrojnë.

Ankesat më të shpeshta thuhet të jenë për çmimet, cilësia e dobët e produkteve apo shërbimeve, afati i përdorimit, etj.

Ndryshe, Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, shënohet çdo 15 mars, pasi në këtë datë në vitin 1962 presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi Ligjin për të drejtat e konsumatorëve./kp/

Mos i humb

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Opoja.net

A po e merr SHBA rolin udhëheqës në dialogun Kosovë – Serbi?

Opoja.net

KFOR-i do të kryej ushtrim në fshatin Zhur

Opoja.net

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Opoja.net

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Opoja.net

Haradinaj thotë se taksa 100 për qind për Serbinë mund të jetë e përjetshme

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net