Opoja.net
Meka Mish

Konsumoni mollën e gjelbër, keni këto përfitime shëndetësore

Përveç shijes së mirë, mollët jeshile kanë edhe disa vlera shëndetësore.

Janë të larta në fibra dhe ndihmojnë që të keni një aparat tretës të pastër dhe të shëndetshme. Por jo vetëm kaq.

Ne ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore të mollëve jeshile.

Zvogëlojnë mundësinë e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë

Pasi kanë përmbajtje të lartë të fibrave, mollët jeshile ofrojnë një tjetër benefit të madh reduktimin drastik të mundësive për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

Zvogëlojnë kolesterolin

Një nga dobitë është edhe përmbajtja e lartë e fibrave që ndihmon në reduktimin e kolesterolit i cili është prezent në organizmin tonë.

Ndihmojnë tretjen

Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar nëse stomaku nuk do ta tresë atë, duhet të hani një mollë jeshile. Ato lehtësojnë tretjen për shkak të enzimave që kanë.

Mbajnë nën kontroll urinë

Mollët jeshile përmbajnë acide organike që ndihmojnë oreksin tuaj. Kështu që nëse keni probleme me oreksin, mund të mbështeteni tek mollët jeshile.

Mollët jeshile po ashtu kanë edhe dobi edhe përsa i përket bukurisë, pastrojnë lëkurën, pasi mbajnë dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Përmbajnë vitamina A,B, C si dhe vitaminë E që mban lëkurën të freskët dhe me shkëlqim.

KG 3

Mos i humb

Kur sëmundja e sheqerit dëmton edhe organet e tjera

Opoja.net

Si të shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit me këto metoda natyrale

Opoja.net

Konsumimi i tepërt i ujit mund të shkaktojë dëme në tru, komë dhe vdekje

Opoja.net

Pse nuk bën ta përdorni telefonin gjatë natës

Opoja.net

Nëse e urreni punën që e bëni, ju mund të sëmureni nga zemra

Opoja.net

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net