Kontributi i El-Khvarizmit dhe Ibn Fadlanitnë zhvillimin e shkencës së gjeografisë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opinione

Autor: M.sc. Artan S. Mehmeti

Muhammad Ibn Musa el-Khvarizmi (780 – 850)

U lind në rajonin persian të quajtur Chorasmia. Në këtë kohë ky rajon i takon Uzbekistanit. El-Khvarizmi ishte një matematikan, astronom, astro-logë, gjeografë, etj.

Si shkencëtar u rrit në kohen kur punoi në Shtëpinë e Urtësisë në Bagdad. Kjo shtëpi ishte një qendër shkencore e cila mërejë më përkthimet dhe hulumtimet e teorive shkencore dhe filozofike, e në veçanti të atyre greke. Në këtë qendër gjithashtu kryheshin hulumtime në fushat e ndryshme shkencore dhe fetare, si dhe mbahej mësim për studentet e rinj.

Kontributi i el-Khvarizmit, në fushën e gjeografisë së mesjetës ishte i madhe. Ai i korri-gjoi dhe i sistematizoi hulumtimet e Ptolomeut, duke i përdoru rezultatet e gjetura gjatë hulu-mtimeve të tij. Këto hulumtime i botoi në librin më titull “Kitab Surat el-Ard”. Ky libër ndryshe njihet edhe si Gjeografia e el-Khvarizmit. Në këtë libër, Ai formulon një listë prej 2.402 qyteteve, duke iu shtuar edhe koordinatat gjeografike për secilin qytet. Pas një hyrje të përgjithshme, Ai tregon edhe disa karakteristika gjeografike të këtyre qyteteve. Një dorëshkrim i këtij teksti edhe sot ekziston, por fatkeqësisht hartat nuk janë ruajtur. Shkencëtaret e kohëve moderne arritën qe ti ripunojnë këto harta duke u bazuar nga përshkrimet e dhëna nga el-Khvarizmi. Në shtesën e përmbledhjeve të rëndësishme rreth astronomisë,  Ai shkruan një libër rreth tabelave astronomike. “Kuarizmit Zij al-Sindhind” është një libër tjetër i tij, që ka të bëjë me vëzhgimet astronomike. Këtë libërel-Khvarizmi e ndan në rreth 37 kapituj. Në këtë libër Ai pasqyron përllogaritjet rreth kalendarit, si dhe përllogaritjet që i ka bërë në fushën e astronomisë. Në këtë libër el-Khvarizmi, gjithashtu pasqyron 116 tabela me të dhëna kalendarike, astronomike, astrologjie, si dhe një tabelë me vlera sine. Ky libër është i pari libër nga një autor musliman që bazohet në metodat e vëzhgimeve astronomike indiane, e njohur si Sindhind, i cili përmban tabela rreth lëvizjeve të Diellit, Hënës, dhe pesë planetëve të njohur deri më tani. Deri në këtë kohë astronomët musliman, kishin adoptuar një qasje kërkimore kryesisht të bazuar në vëzhgimet në terren, si dhe benë përkthimin e veprave të autorëve tjerë jo musliman që të fitojnë sa më shumë njohur. Pas kësaj, ata vetë zbuluan njohur të reja dhe shkruan libra për këto njohur.

El-Khvarizmii bëri disa përmirësime të rëndësishme si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik në ndërtimin e sundials, të cilën e trashëgoi nga paraardhësit e tij indiane dhe helene. Ai i formuloi disa tabela të cilat ndihmuan në shkurtimin e kohëssë nevojshme për llogaritjet specifike të kryera përmes sundilas.Gjithashtu zbuloi orën diellore, e cila më pas u përhap dhe u bë një orë ndërkombëtare, duke e vendosur pothuajse në të gjithë pjesët e Tokës. Nga ajo kohë kjo orë është vendosur nëpër xhamia për të përcaktuar kohën, si dhe kohët e namazit. Quadrant, është një instrument tjetër i zbuluar nga el-Khvarizmi në shekullin e IX – të në Bagdad. Edhe ky instrument përdorët për ta përcaktuar kohën, si dhe kohët e namazit, e i cili mund të përdorët në çdo kohë, në të gjitha pjesët e Tokës. Gjithashtu ky instrument shërben edhe për hulumtime trigonometrike dhe astronomike.El-Khvarizmi shkroi dy libra mbi përdorimin dhe ndërtimin astrolabes.

Kontributet e tjetra të  dhënë zhvillimit të shkencës janë rezultatet origjinale të hulumtimeve të kryera nga vetë Ai. Përpunimi dhe përmismi i njohurive greke, indiane dhe burimeve tjera shkencore në fushat e ndryshme si: gjeografi, matematik, astrologji dhe astronomi. Udhëheqjen e punëve të 70 gjeografëve të cilët krijuan një hartë për botën e njohur deri në atë kohë.

El-Khvarizmi, korrigjoi mbivlerësimin e madh të bërë nga Ptolemeu për gjatësinë e Detit Mesdhe të matur nga ishujt Kanaire e deri në brigjet lindore të Mesdheut. Ptolomeu e mbivlerëson atë në 62 shkallë, ndërsa el-Khvarizmi, këtë gjatësi e vlerëson më saktë në rreth 52 shkallë. Ai përshkruan edhe Oqeanin Atlantik dhe atë Indian si organe të hapura të ujit dhe jo tokë e bllokuar nga deti ashtu siç i përshkruan Ptolomeu. Meridiani kryesor sipas el-Khvarizmit  ishte në ishujt  Fortunate, rreth 10 shkallë në lindje të meridianit të përdorur nga Marinus dhe Ptolemeu. Shumica e hulumtuesve mesjetar musliman kanë vazhduar ta përdorin si meridian kryesor meridianin e el-Khvarizmit.

 

Ahmad Ibn Fadlan (877 – 960)

U lind në vitin 877. Ibn Fadlan ishte një udhëtar i shekullit të X – të, i cili ishte dërguar si sekretar i ambasadës së Kalifatit të Abasidëve nga Bagdadi në Mbretërinë e Volgës Bullgare. Ai është i njohur edhe si shkrimtar, historian, udhëtarë dhe gjeografë.

Ibn Fadlan më shumë është i njohur për librin e tij i cili ka të bëjë me përshkrimin e vikingëve të Vollgës, ku në një rast ka qenë dëshmitar okular i ritualit të varrosjes me anë të anijes. Përveç përshkrimeve për vikingët, Ai ka bërë përshkrime edhe për popuj tjerë të ndryshëm, e veçanërisht për popujt turq si: Oghuzes, Pechenegs, Bashkirs, dhe Kha-zars. Për një kohë të gjatë, është njohur një version jo i plot rreth veprës së tij, siç përshkruhet në fjalorin gjeografikë të Jakutit (në kapitujt Atil, Bashgird, Bulghar, Khazar, Khwarizm, Rus), botuar më 1823 nga Christian Martin Frähn. Vetëm në vitin 1923 është zbuluar një dorëshkrim nga dijetari turk me origjinë Bashkire i quajtur Zeki Validi Togan, në Kuds Muzeun Astanë, që ndodhet në qytetin Mashhad në Iran. Ky dorëshkrim (Razawi Library MS 5229), i cili daton nga shekulli i XIII – të, përbehet nga 420 faqe (210 folia), përveç përshkimeve tjera gjeografike, ky dorëshkrim përmban një version të plot të tekstit të shkruar nga Ibn Fadlan (faqe 390 – 420). Fragmente të tjera të ruajtura e që nuk figurojnë në MS 5229, janë cituar në veprën e gjeografit persianë të shekullit XVI të quajtur Amin Razi në veprën e tij më titull “Haft Iqlim”.

Ibn Fadlani nuk ka qenë gjeograf, dhe kjo shpjegon mungesën e përshkrimeve gjeografike në vëzhgimet e tij, si dhe mungesën e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, megjithatë, ai kishte parasysh gjatësinë ekstreme të natës gjatë dimrit, dhe gjatësinë e ditës në verë, një fakt ky që e bënte llogaritjen e kohëve të namazit shumë të vështirë. Vëzhgimet e ekspeditës ishin shkruar si një raport për el-Muktedirin. Raporti ishte konciz, i saktë dhe plotë fakte, por ka më shumë se kaq, ajo rrjedh si një histori e gjalle. Vërtetuesi i ekspeditës se tij ka thënë për të: “Ai nuk largohet nga stili prej një autori, dhe nuk është i afërt me traditat e gjeografëve.

Një nga përshkrimet më të hershme i detajuar përvikingët është gjeture në shënimet e Ibn Fadlanit, të cilat i shkroi pas udhëtimit të tij nëEvropënVeriore.Nëvitin 921 shkrimtari dhe udhëtarii njohur musliman Ibn Fadlan ishte dërguar si sekretar i ambasadëssë Kalifatittë Abasidëve nga Bagdadi në Mbretërinë e Volgës Bullgare që shtrihej nga Deti i Zi derinë Detin Kaspik. Edhe pse misioni i tij për të mbledhur të holla për të ndërtuar një kështjellë për mbretin, ai në këtë vend beri përshkrimin e takimit të tij me një grup tregtarësh nga veriu Ibn Fadlani i Rus ose Russyyan. Ai ishte një shkrimtar arab i shekullit të X, i cili shkroi të gjitha shënimet të cilat i mblodhi gjatë udhëtimeve të tij në kohen sa ishte sekretar i ambasadës. Pasi arriti në qytetin Bolgar, Ibn Fadlani shkoi edhe në qytetin Wisu, ku në vëzhgimet e tij, ai e shënoi tregtinëqë behej në mes bullgarëve dhe fiseve lokale finnc. Një pjesë e rëndësishme e të dhënave të Ibn Fadlanit i dedikohen përshkrimit të njerëzve të quajtur rus ose russyyan.

Studimet e shumta të cilat u bënë për identifikimin e ruseve ose varangias, e mundësuan që të kuptohet se të dhënat e Ibn Fadlanit të jenë nderë shënimet më të hershme rreth vikingëve. Në shënimet e tij, ruset u shfaqen si tregtar që dyqanet e tyre i vendoseshin afër lumenjve të kampit Bolgar. Ai ata i ka përshkruar si më trup më prefekt e të gjatë si pema e palmës, me flokë bionde dhe lëkurë të kuqërremtë. Ata janë me tatuazhe me figura të thonjëve me ngjyrë blu të erret apo jeshile të erret, struktura peme, apo figura tjera, ku të gjithë burrat janë të armatosur me sëpata dhe thika (shpat) të gjata. Higjienën e ruseve Ibn Fadlanit e përshkruan si të neveritshme (gjithashtu ai vuri në dukje që ata krihnin flokët e tyre çdo dite), si dhe ata i konsideron si vulgar dhe pa provoj. Këto përshkrime të tij ranë në kundërshtim me ato të udhëtarit persian Ibn Rustah. Ai gjithashtu përshkruan në detaje funeralin e një udhëheqësi të tyre (anijen e varrimit përfshirë sakrificën njerëzore). Disa studiues besojnë se ajo u zhvillua në kompleksin modern Balymer. Ibn Fadlan në përshkrimet e tij vikingët i quajti “fëlliqësira i krijesave të Zotit” me një bukuri akoma më të bukur fizike që kurrë nuk i kishte parë “të gjatë si një palmë e vjetër, biond dhe faqekuq”, ishte një nga paragrafët e shënuar në shënimet e  tij.

Pas rikthimit të tij në Bagdad, ai e shkroi relacionin e udhëtimit të tij. Pjesa përfundimtare që më sa duket tregon kthimin e tij, si dhe jetën e tij të më vonshme është humbur, por fragmentet që kanë mbijetuar e bëjnë informacionet më të jashtëzakonshëm dhe disa herë më tërheqës për tu lexuar.

 

Botuar në Revistën  Zani i Naltë, nr. 20 (173), Korrik, Gusht, Shtator 2017, Tiranë

LITERATURA

M.sc. Artan S. Mehmeti, Të kërkuarit  e diturisë sipas Islamit, EDUKATA ISLAME nr. 107, Prishtinë 2014,

Dr W. Hazmy C.H. Dr Zainurashid Z. Dr Hussaini R., BIOGRAPHY Muslim Scholars and Scientists, Published by: Islamic Medical Association of Malaysia N. Sembilan, (http://www.social-sciences-and-humanities.com/PDF/Biographies-of-Muslim-Scholars-and-Scientists.pdf),

Dr. Muhammad Adil Afridi, CONTRIBUTION OF MUSLIM SCIENTISTS TO THE WORLD: AN OVERVIEW OF SOME SELECTED FIELDS (http://irep.iium.edu.my/8415/1/Contribution_of_Muslim_Scholars_to_the_world.pdf),

https://www.en.wikipedia.org/wiki/List_of_Muslim_geographers,

https://it.wikipedia.org/wiki/Ahmad_ibn_Fadlan,

http://www.muslimheritage.com/article/ahmad-ibn-fadhlan-northern-europe-survey-his-account-russian-vikings-10th-century,

http://www.alrahalah.com/2010/09/ahmad-ibn-fadlan/,

https://en.wikipedia.org/wiki/Muhammad_ibn_Musa_al-Khwarizmi,

http://www-groups.dcs.st-and.ac.uk/history/Biographies/Al-Khwarizmi.html,

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-