Koretniku në syrin e bjeshkatarëve

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Opoja

Grupi i bjeshkatarëve Hiking Njeri, është ndoshta “institucioni” më i madh në Kosovë që prezanton bukuritë natyrore të vendit para të huajve.

Ky grup gjatë vitit disa herë viziton edhe bukuritë natyrorë të komunës së Dragashit, duke na sjellë edhe fotografi mbresëlënëse.

Muajin që lamë pas, të dielën e 15 tetorit ata kanë vizituar Malet e Koretnikut.

Koretniku
Pamje nga Koretniku

Malet e Koretnikut, të cilat gjenden në vargmalet e Sharrit dhe kapin një lartësi mbidetare 2395m, janë një atraksion i vërtet për turistët e huaj dhe vendor.

Në vitin 2012 shumica e këtij pylli është djegur qëllimisht për arsye profiti. Në vendin e djegur të këtij pylli pas djegies rriteshin kërpudha të shtrenjëta, të cilat kapnin shifra të mëdha për shitje.

Në linkun e mëposhtëm gjeni albumin me 269 fotografi të shkrepura nga profesionistët e “Hiking Njeri”

Albumi këtu

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-