Opoja.net
Meka Mish

Kosova dhe Turqia partnerë në luftimin e krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vunë në pah bashkëpunimin ekzistues mes dy shteteve në asketin e sigurisë.

Ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Sakar, për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Republika e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit, sidomos sa i përket shkëmbimit të përvojave mes policive të dy vendeve.

Sipas MPB-së, në këtë takim me theks të veçantë u bisedua për shkëmbimin e informatave mes dy policive për luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj. Ndërsa ministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Turqisë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ritheksoi se sikurse deri më tani, shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në avancimin e mekanizimeve të sigurisë.

Mos i humb

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Opoja.net

A po e merr SHBA rolin udhëheqës në dialogun Kosovë – Serbi?

Opoja.net

KFOR-i do të kryej ushtrim në fshatin Zhur

Opoja.net

Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Opoja.net

Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë

Opoja.net

Haradinaj thotë se taksa 100 për qind për Serbinë mund të jetë e përjetshme

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net